32 milionë euro tregtia me Malin e Zi

June 4, 2009   | Shtypi / Mediji

shkembimet-tregtare-ne-mal-te-ziMali i Zi mbetet një ndër partnerët tregtarë më të rëndësishëm në vend. Vetëm për vitin 2008, shkëmbimet tregtare me Malin e Zi arritën 32 milionë euro. Krahasuar me vitin 2007, këto shifra janë rritur me 59%. Eksportet drejt Malit të Zi në vitin 2008 kanë arritur në shifrën 17.9 milionë euro. Produktet kryesore, të cilat janë eksportuar nga Shqipëria drejt Malit të Zi kanë qenë: produktet minerale, metale të ndryshëm, materiale ndërtimi dhe produktet bujqësore. Importet nga Mali i Zi në vitin 2008 kanë arritur në shifrën 12 milionë euro. Por pavarësisht këtyre shifrave, kreu i Dhomës së Tregtisë, Gjok Uldedaj, gjatë forumit ekonomik me Malin e Zi ka kërkuar që të rritet edhe më tej bashkëpunimi me Malin e Zi. “Unë do të ngre zërin për të apeluar se Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të thellojnë bashkëpunimin për hir të afërsisë gjeografike, të historisë që ndajnë dhe aspiratave për destinacionin e shumëdëshiruar – BE-në”, është shprehur Uldedaj.

Panorama