Kercenohet Jeta Xharra, reagon Pieter Feith,shtypi botrorë reagon

June 8, 2009   | Rajoni / Region

jeta-ne-kosove_jeta-xharraI dërguari kryesor i komuniteti ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith foli në mbrojtje të emisionit “Jeta në Kosovë” në lidhje me kërcënimet ndaj gazetares Jeta Xharra, e cila udhëheqë ekipin e BIRN-it në Kosovë që e prodhon këtë emision.

“Unë kam konsideratën më të lartë për punën e tyre dhe e përshëndes përcjelljen nga afër të aktiviteteve të mia që e bën “Jeta në Kosovë”,”tha Feith, Përfaqësuesi i Zyrës Civile dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, në një letër shkruar bordit drejtues të BIRN-it.

http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/jeta-xharra.flv

“Liria e shprehjes, duke përfshirë edhe atë të shtypit, është vlerë themelore për integrimin në Bashkimin Evropian. Ngecjet në këtë sferë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përparimin e një shteti anëtar aspirues drejt institucioneve evropiane,” shton ai.

Duke iu përgjigjur thirrjes së BIRN-it për të reaguar në këto kërcënime, Feith tha: “Do të vazhdojë t’i marrë parasysh çështjet të cilat ju i keni ngritur, përfshirë edhe me Qeverinë e Kosovës, me qëllim që të sforcohet kjo e drejtë me rëndësi e të gjithë qytetarëve.”

Xharra është drejtoresha e BIRN-it në Kosovë, i cili e prodhon emisionin “Jeta në Kosovë” që transmetohet në transmetuesin publik RTK. Xharra, po ashtu udhëheqë këtë emision në të cilin ajo ka guxim të adresojë tema kontroverse dhe tabu.

“Është një akuzë bombastike në një shoqëri akoma të traumatizuar nga represioni serb dhe krimet e luftës dhe është një nxitje e pastër për vepra të dhunshme kundër stafit tonë në Kosovë,” tha Xharra.

Të enjten, Infopress botoi një kërcënim me jetë kundër Xharrës, duke komentuar se: “Jeta ia bëri vetes që të mos ketë jetë të gjatë”.

Situata u intensifikua pas edicionit të datës 28 maj të emisionit, i cili iu dedikua lirisë së shprehjes në Kosovë.

Emisioni pati edhe një reportazh në të cilin ekipi i lajmeve i BIRN-it në Kosovë u nxor jashtë nga Zyra për Informim Publik të Komunës së Skenderajt në Drenicë, Kosovën qendrore dhe më vonë u detyruan të largohen nga qyteti nga një person i armatosur, i cili edhe e konfiskoi xhirimin.

(Birn/Express)


1