Ulqini i rrëmbyer nga koha dhe harresa

June 9, 2009   | Kulturë / Kultura

fotoalbumi-ii-i-hartuar-nga-gazmend-citakuMidis dokumenteve dhe dëshmive

Ulqini nuk është ai i para një e më tepër shekulli, sepse është modernizuar dhe, me urbanizimin modern, ka humbur specifikat autoktone, ka humbur veçoritë e veta me të cilat është dalluar nga qytetet tjera të Mediteranit e Adriatikut. Sot, pra, vërehet vetëm hija e Ulqinit të dikurshëm, të arkitekturës së tij e cila gërshetohej me qytetërimin ilir, romak, venedikas e otoman. Sot nuk ekzistojnë as objektet historike, bujtinat që gjendeshin jashtë Kalasë, e as Pazari i Qytetit, tani i shtruar me kalldrëm e i rrethuar me dyqane zejtarësh, kurse Sahat Kulla, që ka vlerë monumentale, nuk funksionon fare.

Për Ulqinin u thurën shumë legjenda, u shkruan shumë vepra letrare e shkencore, pra edhe monografi, midis të cilave bën pjesë edhe “Fotoalbumi II” i hartuar nga Gazmend Çitaku, i cili këtë qytet të lashtë e trajton ndryshe nga të gjithë të tjerët – përmes syrit magjik të kamerës dhe me anë të fuqisë së argumentit dokumentar. Autori i këtij almanaku na ofron mundësi që Ulqinin ta njohim në mënyrë të drejtpërdrejtë e me shembuj konkretë, përkatësisht me pamje të fotografuara të cilat, pos rëndësisë artistike dhe estetike, kanë edhe rëndësinë dokumentare.

Normalisht, Ulqini nuk është ai i para një e më tepër shekulli, sepse është modernizuar dhe, me urbanizimin modern, ka humbur specifikat autoktone, ka humbur veçoritë e veta me të cilat është dalluar nga qytetet e tjera të Mediteranit e Adriatikut. Sot, pra, vërehet vetëm hija e Ulqinit të dikurshëm, të arkitekturës së tij e cila gërshetohej me qytetërimin ilir, romak, venedikas e otoman. Sot nuk ekzistojnë as objektet historike, bujtinat që gjendeshin jashtë Kalasë, e as Pazari i Qytetit, tani i shtruar me kalldrëm e i rrethuar me dyqane zejtarësh, kurse Sahat Kulla, që ka vlerë monumentale, nuk funksionon fare. Dhe, krejt çka ka mbetur nga Ulqini i dikurshëm, janë fotografitë të cilat Gazmend Çitaku i mblodhi me kujdes, i sistemoi i riprojektoi në monografinë e tij, “Fotoalbumi i Ulqinit II” për të dhënë: “Ja ky ishte Ulqini autokton”! Për lashtësinë historike të Ulqinit, si dhe për specifikat e tjera të këtij qyteti, mund të mësohet nga gravurat dhe hartat nga shek. XVI e tehu, si dhe nga marina detare, pastaj nga repartet ushtarake etj. Renditen pastaj pamjet nga vetë Ulqini: Suka, Rana, Përroi i Ranës, Kalaja me Tophane, Moli, arkitektura e vjetër, rrugët, sokaqet e shtruar me kalldrëm, shatërvanët, xhamitë, e mbi të gjitha, ulqinakët me kostume kombëtare, nuset ulqinake. Janë mjaft atraktive dhe skenat nga jeta e përditshme, siç janë ato të grave duke endur në tullak (vekë), pastaj duke kafërdisur kafenë me dollap, djegia e gëlqeres, si dhe ceremonitë dasmore dhe ato mortore. Nga ky material fotografik, shquhet dokumenti i vitit 1766 me bullën e Papës Clemens XIII, që flet për Ulqinin, si dhe dokumentit tjetër me bullën e Papës, Piut VI. Është me interes edhe dokumenti i vitit 1758, i nënshkruar nga arqipeshkvi i Durrësit, Shkodrës dhe Ulqinit etj. Midis dokumentev edhe dëshmive, gjendet edhe Kur’ani i Halil Agës – Skura, si dhe Testamenti i Tulë – sulejman Katanës, i shkruar arabisht, në vitin 1898. “Fotoalbumi i dytë i G. Çitakut përmbyllet me pamjet impresive të arkitekturës së Kalasë, por edhe të pjesëve të tjera të Ulqinit, të fotografuara nga mjeku austriak dr. Alfred Wollner, e të përmbledhura në kapitullin “Urlaub in Ulqin”, që do të thotë, pushim, udhëtim. Mu për këtë, “Fotoalbumi II i Ulqinit”, i përpiluar me profesionalizëm të lartë nga Gazmend Çitaku, me plot gojë mund të quhet edhe monografi.

Mustafa Ferizi

Koha Javore

YouTube Preview Image