Mali i Zi: Gjukanoviqi në krye të qeverisë

June 12, 2009   | Politika

izabrana-38-vlada-crne-gore1Podgoricë -Parlamenti i Malit të Zi votëbesoi dje pasdite qeverinë e re 21 anëtarëshe dhe kryeministrin e ri që për të gjashtën herë do të jetë Gjukanoviç. Në deklaratën e tij para se ai të betohej, Gjukanoviç përsëriti se qeveria do të jetë e angazhuar për integrimet euroatlantike dhe zbutjen e ndikimeve të krizës ekonomike globale. Gjukanoviç është i pranishëm në skenën politike të Malit të Zi prej 18 vjetësh dhe gjatë kësaj kohe ai ka shërbyer pesë herë si kryeministër dhe ka qenë president në një mandat.
Qeveria e re, ashtu si e mëparshmja, ka tre zëvendëskryeministra dhe 17 ministra dhe risia më e madhe është se nënkryetari i Partisë Demokrate të Socialistëve dhe presidenti i fundit i Bashkimit Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi, Svetozar Maroviç, do të marrë pjesë edhe një herë në jetën politike, këtë herë si zëvendëskryeministër i ngarkuar për çështjet politike. Igor Lukshiç dhe Vujica Lazoviç do të vazhdojnë të shërbejnë si zëvendëskryeministra.
Kurse Mandatari Gjukanoviq i ka premtuar Ferhat Dinoshës se UDSH do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë së tij, por nuk dihet se cilët funksione do t’i vazhdojë.

Gazeta Start