SHBA: Mali i Zi dhe Kosova te caktojne ambasadoret

June 13, 2009   | Politika

SYRIA-USA/Komisioni amerikan i Helsinkit i ka bere thirrje Prishtines dhe Podgorices qe te shkembejne sa me shpejt ambasadoret perkates.
Pas nje vizite ne kryeqytetin malazez, kryesuesi i KAH, senatori Benxhamin Kardin ka deklaruar se Mali i Zi mund te luaje nje rol thelbesor per stabilitetin ne rajon.
“Mali i Zi e ka njohur Kosoven dhe ky eshte nje veprim pozitiv, por sinqerisht do te doja qe dy vendet te shkembenin ambasadoret pasi ky eshte nje hap me i madh”, ka deklaruar Kardin.
Duke komentuar viziten e tij ne Podgorice, zyrtari amerikan ka shtuar se mes Shteteve te Bashkuara dhe Malit te Zi nuk ka perplasje mbi ceshtje te caktuara.

Top Channel

YouTube Preview Image