BB e FMN takohen në Mal të Zi
PODGORICE – Mali i Zi është mikpritësi i takimit të sivjetshëm të përfaqësuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Bankës Botërore, që nisi sot në Budvë dhe do të zgjasë deri më 16 qershor.
Në takim janë të pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave të Holandës, Vauter Bos, guvernatori i Bakës Qendrore holandeze Nut Velnik, nënkryetari i Bankës Botërore, Shigeo Kacu dhe drejtori i sektorit evropian të FMN-së, Marek Belka.
Pjesëmarrësit do të debatojnë për çështjet që kanë të bëjnë me ekonominë botërore dhe prioritetet dhe strategjitë e dy institucioneve ndërkombëtare.
Organizatorët formalë të takimit janë zëvendëskryeministri malazez dhe ministri i Financave, Igor Lukshic dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi, Lubisha Kërgovic.
Mali i Zi është anëtarë i Bankës Botërore dhe FMN-së nga 18 janari i vitit 2007.
(d.b/MIA/BalkanWeb)





