Reportazh nga qyteti turistik Ulqini, mos na harroni!

June 20, 2009   | Reportazh / Reportaža

plazhi-copakabana_ulqin_mali-i-ziMobil: Viber + Whatsapp: +382 69 335 534  : +382 69 335 512

Rëra e shëndetshme, uji i jodizuar i Detit Adriatik, së bashku me netët rinore, muzikën dhe trashëgiminë kulturore, presin edhe sivjet turistët kosovarë. Një rënie e lehtë e çmimeve paralajmërohet nga ulqinakët, ndërsa fjetja mbetet siç ka qenë vjet
Muzgu mbi bregdetin e Ulqinit fton turistët të dalin në rrugët e vjetra dhe karakteristike të këtij qyteti. Kalaja e qytetit ka një pamje antike, por edhe të modernizuar. Ndonëse,ende në gjysmën e muajit qershor, rruga afër Plazhit të Vogël është e mbushur me të rinj.
Atmosfera ndihet tashmë, ndërsa, si gjithnjë, rinia është emëruesi edhe i kësaj vere ulqinake. Edhe për sezonin e këtij viti, Komuna, hotelet, pronaret e plazheve, restorantet, kafenetë dhe ulqinakët janë përgatitur për një fluks të madh të turistëve nga Kosova. Sipas zyrtarëve të Komunës, për këtë vit ky qytet ka mesatarisht 100 mijë shtretër, prandaj konsiderohet se do të ketë vend për të gjithë. I pari i Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, thotë se janë marrë të gjitha masat, janë bërë të gjitha përgatitjet që këtë vit të ketë një siguri të lartë dhe që sezoni të kalojë sa më mirë. Ai nuk ngurron ta quajë Ulqinin si vendin më të sigurt për të pushuar. Por, hapja e rrugës Durrës-Morinë mund ta reduktojë numrin e turistëve në Ulqin, për ta shtuar në Shqipëri. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Hajdinaga, tha se ky qytet nuk i druhet ndërtimit të autostradës, që lidh Kosovën me Shqipërinë. “Ne shqiptarët e Malit të Zi i gëzohemi këtij projekti të madh kombëtar. Është plus i madh për ne. Në Sukobinë, kryetarët e dy shteteve, Malit të Zi dhe Shqipërisë, do të hapin pikën e parë doganore të përbashkët, për qarkullim të lirë”, tha ai, duke shtuar se qytetarët e Kosovës mund të vijnë përmes autostradës, përmes Shkodrës për vetëm 4-5 orë. “Kosovarët mund të vijnë në Ulqin nga të gjitha pikat kufitare. Konkurrenca është e mirë, me një fërkim pozitiv. Unë them 5 ditë rezervoni për Shqipëri, 10 për Ulqinin. Në këtë qytet, është shtëpia juaj”, tha kryetari i Komunës së Ulqinit. Ai tha se janë ulur taksat e biznesit, prandaj edhe këngëtarët nga Kosova mund të ulin çmimet e tyre për performuar në lokalet e Ulqinit.

Ushqimi nuk lirohet
Shtatë plazhe të Ulqinit, të cilat shtrihen në zonën që njihet si Plazhi i Madh, janë të pajisura me flamurin e kaltër, i cili jepet nga juria evropiane dhe simbolizon përmbushjen e 29 standardeve ndërkombëtare. Të gjitha plazhet në këtë pjesë kanë bërë një zbritje të disa çmimeve për 20%. Mirëpo, çmimet e ushqimit mbeten të njëjta, në raste të rralla ka një zbritje prej 10-15 për qind.
Zef Deliqi, pronari i Plazhit SafariZef Deliqi, pronari i Plazhit “Safari”, i cili funksionon tash e tetë vjet, thotë se ka disa risi për këtë vit, përfshirë edhe lirimet 20 %. Gjithashtu, ka përgatitur edhe kopshtin për fëmijët dhe skenën për muzikë. Edhe Luz Nikolla, pronar i plazhit “Toni Grill”, tha se për këtë vit ofrohen çmime më të lira për 20-25 për qind. Ndërsa, pronar i Plazhit MCM, Hajdar Murati, tha se ky plazh është pajisur me flamurin e kaltër. “Për t’u pajisur më këtë flamur nga organizatë evropiane duhet të plotësohen 29 kritere, e si më prioritare është kriteri i pastërtisë, siguria dhe projekte të ndryshme ekologjike”. Mirëpo, ai tha se çmimet e ushqimeve po mundohen t’i mbajnë në nivel të vitit të kaluar, pasi ka pasur lëvizje të çmimeve për këtë vit në Mal të Zi.

prel shkreliPronari i plazhit “Copacabana”, Prel Shkreli, thotë se plazhet e Ulqinit janë më të mira dhe më të pastrat. “Të gjithë afaristët kemi bërë një zbritje të çmimeve, ky është një fakt shumë i mirë për turistët nga Kosova. Ka 50 vjet që kosovarët vizitojnë rresht Ulqinin”, u shpreh Shkreli. “Nuk është bërë vetëm zbritje e çmimeve, por kemi rritur edhe kualitetin dhe është punuar si nga ne, si nga komuna në infrastrukturë dhe në organizim. Këto punë janë bërë edhe për shkak të konkurrencës me Shqipërinë”, u shpreh Shkreli.
Afër Plazhit të Vogël, në hamburgerin “AGA”, mund të blini një hamburger për vetëm 1.5 euro. Gjithashtu, edhe sandviçi është 1.5 euro. Ndërsa çmimet e konsumit janë përafërsisht në një nivel me Kosovën. Ndërsa, çmimet për një shtrat variojnë nga 5 deri në 7 euro për këtë sezon.

Xhihan Abazi,Doktori i qendrës emergjente të UlqinitZalli dhe uji mjekues i Ulqinit
Përveç mbrëmjeve dhe muzikës, të cilat e karakterizojnë këtë qytet, Ulqini ka një plazh dhe rërë të shëndetshme. Doktori i qendrës emergjente të Ulqinit, Xhihan Abazi, flet për përbërjen e ujit dhe zallit me përmbajtje mjekuese, por edhe për rrezikun në këtë pjesë.
“Rëra e plazheve të Ulqinit ka më vete 32 minerale dhe doza e radioacionit është shumë e mirë dhe mund të shfrytëzohet për shëndet të njeriut”, u shpreh Abazi. “Zakonisht, është i mirë për sëmundjet që i takojnë reumës dhe eshtrave”.
Uji tek Ulqini, sipas doktorit Abazi, përmban jod, i cili është i mirë për dezinfektim dhe ka koncentrim të kripës më të fortin në këtë pjesë të Adriatikut, prej 32 promil. Doktori, gjithashtu, shpjegoi se në mes të Plazhit të Vogël dhe të Madh ekziston suaza e grave. “Ku është burimi me koncentracion shumë të lartë të sulfurit. E sulfuri është kryesor për flokë, për lëkurë dhe për sëmundjet gjenitale te femrat. Në atë plazh lahen vetëm femrat”, u shpreh Abazi. Ai gjithashtu apeloi tek qytetarët, të cilët do të vizitojnë Ulqinin, që t’i respektojnë flamujt, të cilët janë të vendosur në çdo plazh. “Nëse është i vendosur flamuri i kuq, i cili ndalon personat që të lahen në atë plazh, atëherë qytetarët nuk duhet të lahen. Flamujt ndryshojnë çdo ditë, varësisht prej kohës dhe shpejtësisë së erës”, shpjegoi për “Kosova Sot” Abazi.
Visar Prebreza
Kosova Sot



Link: http://www.visit-ulcinj.com
ulcinj-info_holiday-in-montenegro,Simply, travel, Ulcinj,Ulqin,Long Beach,ada bojana, Holidays in montenegro, apartments, cottages, hotels, accommodation, information, maps, holiday, tour operators, car hire, winter,travel, holiday in ulcinj, book, flights in montenegro, booking ulcinj montenegro,holiday apartments in montenegro,beaches in montenegro,all inclusive montenegro,montenegro adriatic sea,Apartmani, Appartements, booking, buy, car, Cobi House, Estate, hire, holiday, Home, Hotel, House, Land, last minute, Montenegro, Plots, Properties, Property, Real, Realtor, rent, rental, room, Travel, Ulcinj, Ulqini, Vacation,

2