Kengetarja Arta BajramI flet per mospjesemarrjen ne “Kosova Fest”

June 23, 2009   | Lajmet / Vijesti

Arta BajramiDo ta padis ne gjyq Valdet Sopjanin’

“Valdet Sopjani, organizator i festivalit “Kosova Fest”, e ka perdorur emrin tim dhe foton ne postera neper te gjitha qytetet e Kosoves pa me pyetur mua fare. Une kam vendosur qe ta padis ne gjyq Valdetin dhe te me paguaje demshperblim per kete akt”, ka thene Arta

Kengetarja Arta Bajrami se fundi ka pasur nje problem me Valdet Sopjanin, organizatorin e festivalit “Kosova Fest”, ku ai ka perdorur fotografine e Artes neper reklamat, duke e paralajmeruar ne opinion si mysafire speciale e ketij festivali. Valdeti nepermjet nje mesazhi ne telefon e kishte ftuar Arten te jete mysafire speciale, mirepo Arta nuk ia kishte kthyer mesazhin, ngase nuk kishte deshiruar te marre pjese ne “Kosova Fest”. Mirepo Valdeti, edhe pse Arta nuk ia ktheu mesazhin, kishte vazhduar qe Arten ta lajmeroje ne publik si mysafire speciale. Arta eshte ndjere shume e zhgenjyer dhe e tensionuar nga ky fakt, keshtu qe kete dukuri te Valdetit ajo e kishte derguar deri ne organet e rendit. Pra, kete rast Arta thote se do ta zgjedhe me procedure gjyqesore. Per me shume rreth ketij problemi flet Arta per ‘Kosova Sot”.

Arta Bajrami.1“Kosova Sot”: Se fundi keni pasur nje problem me organizatorin e festivalit “Kosova Fest”, per cfare behet fjale konkretisht?
Arta Bajrami: Valdet Sopjani, organizator i festivalit “Kosova Fest”, e ka perdorur emrin tim dhe foton ne postera neper te gjitha qytetet e Kosoves pa me pyetur mua fare.

Refuzova ftesen

“Kosova Sot”: Ju keni qene e ftuar si mysafire per te qene e pranishme ne ate festival, por, megjithekete e keni refuzuar ftesen, cila eshte arsyeja?
Arta Bajrami: Une nuk e kam refuzuar ftesen, por s’i kam dhene kurrfare pergjigje ne sms qe me ka derguar ne telefonin tim. Ai kinse me tha ne telefon qe me ka derguar mesazh per ftesen si mysafire ne ate festival, por une nuk iu kam pergjigjur atij me sms asaj ftese, qe domethene se nuk kam dashur te shkoj ne ate festival, sepse nuk kam qene e interesuar. Dhe ai pa dijen time dhe pa aprovimin tim e ka perdorur emrin dhe foton time ne postera dhe ne televizionin e tij privat, ‘MTV Kosova’, ku fotoja ime figuronte e para dhe e madhe.

“Kosova Sot”: Perse mendoni se Valdeti jua ka bere kete pa deshiren tuaj?
Arta Bajrami: Mendoj dhe eshte e qarte se kete e ka bere per qellim te mbledhjes se publikut.

“Kosova Sot”: Perse nuk keni pasur deshire te jeni mysafire e festivalit “Kosova Fest”?
Arta Bajrami: Ai festival eshte i rangut te ulet per mendimin tim dhe une nuk marr pjese aty, sikur qe nuk kam marr pjese edhe ne shume festivale te tjera, madje shume me te privilegjuara jo per te konkurruar, por madje as si mysafire. Arsyeja tjeter e mospjesemarrjes eshte edhe kufizimi i kohes, sepse jam shume e zene dhe nuk kam kohe.

Tash eshte vone

Arta Bajrami.2“Kosova Sot”: Tani cfare do te vendosni?
Arta Bajrami: Une kam vendosur qe ta padis ne gjyq Valdetin dhe te me paguaje demshperblim per kete akt, perdorimin e emrit tim per qellimet e tij ose interesat ne menyre qe t’i mbushet salla.

“Kosova Sot”: Keni biseduar ju me Valdetin pas kesaj?
Arta Bajrami: Po, me heret kam biseduar dhe i tregova qe do ta padis ne gjyq. Ai tha se do ta heqe reklamen, por tash eshte vone sepse ai e ka kryer ate akt, keshtu qe ai eshte dashur te me pyes mua.

k.bajrami
Kosova Sot

YouTube Preview Image

8