Lorik Cana me një femër në plazhin e Dhërmiut

June 23, 2009   | Lajmet / Vijesti

Lorik CanaËshtë përfolur shpesh jeta private e futbollistit Lorik Cana por pavarësisht konfuzionit që mund të jetë shkaktuar në media, asnjëherë nuk është bërë i qartë statusi i vërtetë i tij. I komentuar edhe për aparencën e tij si një ndër meshkujt më simpatikë, shpesh është parë nën shoqërinë e vajzave shumë të bukura dhe madje një e tillë ka qenë me të edhe fundjavëen e kaluar në Dhërmi. Futbollisti është parë i shoqëruar në bregdet dhe nuk ka qenë e vështirë të identifikohet nga fansat e tij. Me sa duket ai ka vendosur që një pjesë të pushimeve dhe
relaksit ta kalojë në bregdetin shqiptar dhe në shoqëri të këndshme. Se cila është vajza me të cilën ishte i shoqëruar Cana, akoma nuk kemi ndonjë detaj më tepër. Mbase gjatë verës do kemi mundësi të mësojmë detaje rreth vajzës dhe lidhjes së futbollistit të famshëm dhe shumë seksi.

Panoramaplus



Cana : “Envie de voir ce qu’il se passe à l’étranger”