Pas Gjurmëve të Shabtai Zvi

June 25, 2009   | Kulturë / Kultura

gjuhet e shenjave te Shabtai ZviDy artistë ecin pas gjurmëve të Shabtai Zvi, i cili për disa është konsideruar si Mesi, e për disa të tjerë si profet i rremë. Nëpërmjet artit, Bloch dhe Levendel shfaqin gjuhët e shenjave.
Nechama Levendel and Nadav Bloch.1Nadav Bloch dhe Nechama Levendel besojnë në shenja, nëpërmjet të cilave, sipas shkrimeve të shenjta, flet Zoti.
Këto shenja dy artistët izraelitë i prezantuan para publikut kosovar. “Old and New – Following Shabtai Zvi” titullohet ekspozita e hapur të enjten mbrëma në Galerinë e Arteve në Prishtinë. Të dy artistët izraelitë janë munduar të përdorin historinë komplekse të Shabtai Zvi, i cili për disa është konsideruar si Mesi, e për disa të tjerë si profet i rremë, për të shpjeguar shenjat e së tashmes.

Subjekti i ekspozitës “Old and New – Following Shabtai Zvi” lidhet ngushtë me frymëzimin për të bërë art, duke përfshirë në të ndjesinë dhe frymën e lënë nga Shabtai Zvi në periudhën e fundit të jetës së tij, i cili ka jetuar në tokën shqiptare në Ulqin, ku u dënua dhe u syrgjynos prej autoriteteve turke, në mesin e gjysmës së dytë të shekullit XVII.gjuhet e shenjave te Shabtai Zvi.1
Nadav Bloch ekspozon 20 punime në teknikën pigment mbi materialin thes i kafesë, të ricikluar në Ulqin. Nechama Levendel ekspozon 23 punime pigment mbi objekte libra të vjetër, të gjetura në shtëpitë e banorëve të Ulqinit.

Bloch dhe Levendel kanë sjellë një ekspozitë të përbashkët. Punimet e secilit duken të ndryshme, por normalisht ata janë plotësisht të lidhur me njëri-tjetrin, pikërisht se baza e historisë, subjekteve dhe objekteve lidhet me shkrimet dhe librat. Gjithë të tjerat burojnë pas tyre. Ata vendosën të jetonin dhe të punonin në shtëpinë e Shabtai Zvi në Ulqin për dy muaj ku u ndihmuan nga një familje dhe një artist vendas. Këtu ata zbuluan historinë, subjektet dhe materialet për të krijuar veprat e artit.

gjuhet e shenjave te Shabtai Zvi.4Nadav Bloch zgjodhi të pikturojë në thasë të jutës që përdoreshin për kafe, me idenë se rrugët e tregtisë ishin ndërlidhje të kulturave, përmes tregimeve dhe përrallave të treguara nga tregtarët për mënyrën e jetës, traditën dhe religjionin. “Literatura kabalistike inspiroi procesin e krijimit. Ngjyrat e buta shërbejnë si prapavijë të disejnimit të sferave, në të cilat paraqiten kombinime të numrave dhe shkronjave të marra nga misticizmi i Kabbalas.

gjuhet e shenjave te Shabtai Zvi.2Në punën e tij, Bloch mundohet të studiojë dhe interpretojë sekretet e besimit mesianik të krijuar nga judaizmi si përgjërim për shpengim dhe si kërkesë për depërtim dhe kuptim të botës tonë materiale dhe shpirtërore”, kështu ka shkruar kritikja e artit Suzana Varvarica-Kuka. Ndërsa Levendel paraqet objekte të krijuara nga librat. Ajo mblodhi libra nga banorët e vendit, të cilave u shtoi motive të lidhura me Shabtai Zvi dhe materiale të tjera vendore: fasha, dyllë, qiri nga kishat, lustruese këpucësh dhe kështu me radhë.

“Libri, i cili është prezent në shumicën e kulturave, dërgon mesazh material dhe shpirtëror. Në procesin e punës, libri humb qëllimin e vet origjinal dhe bëhet bartës i një mesazhi të ri vizual përtej gjuhës dhe të kuptuarit nga çdo spektator. Libri mban sekrete.
gjuhet e shenjave te Shabtai Zvi.3Punët janë simbolike. Secili libër tregon tregim unik”, shkruan kritikja Varvarica-Kuka.
Të dy artistët izraelitë kanë mbërritur deri këtu duke ndjekur gjurmët e Shabtai Zvi. Ai ishte një njeri mistik, i cili praktikonte kabalën, e cila është sekreti i Biblës. Kabala tregon se fjalët nuk janë ato çfarë ti lexon, por ato çfarë fshihen përtej tyre. Shabtai Zvi zotëronte kabalën dhe ishte mjeshtër i zbërthimit të fjalëve. Germat kanë fuqi të ndryshme të njëjtë me kombinimin e disa letrave.
Shabtai Zvi lindi në Izmir dhe ishte praktikues i kabalës që në moshën 15-vjeçare. Shumë hebrenj e shihnin atë si një lloj Mesie duke e ndjekur kudo ai shkonte.
Ai filloi një udhëtim nga Siria në Egjipt pastaj u hodh në Evropë, duke u ndalur në Holandë, Poloni, Rumani dhe përfundoi në Ulqin.gjuhet e shenjave te Shabtai Zvi.5
Fama e tij filloi të bëhej e madhe dhe shumë njerëz vazhdonin t‘i bashkoheshin lëvizjes së tij.
Në periudhën kur ai u ndal në Ulqin, ky i fundit ishte nën pushtimin e Perandorisë Osmane. Shabtai Zvi u kap nga turqit dhe sulltani i dha dy mundësi zgjedhjeje: vdekjen apo të konvertohej në mysliman.
Shabtai Zvi vendosi të konvertohej në fenë islame. Ndryshoi kështu emrin dhe u bë një azilant në Shqipëri.

varri i Sabatai Zvi ne ulqinShabtai Zvi u vendos për të jetuar në Kalanë e Ulqinit, ku qëndroi derisa ndërroi jetë. Shumë hebrenj e ndoqën pas deri në Ulqin duke besuar në shenjat që ai njihte. Dhe sot në Ulqin ka shumë familje me origjinë hebraike, të cilat kanë përfunduar aty pasi ndiqnin gjurmët e tij.
Me kalimin e kohës këto familje janë asimiluar nga shqiptarët duke humbur identitetin e tyre, por sërish pasardhësit e tyre e pranojnë se kanë mbërritur deri në Ulqin si pasojë e Shabtai Zvi.
Paraardhësit e tyre e kanë ndjekur nga Izraeli deri në kalanë e Ulqinit prej së cilës ai nuk doli më asnjëherë.

Gazeta Express

YouTube Preview Image