Edona Llalloshi: Një këngë për çdo gjeneratë

June 28, 2009   | Lajmet / Vijesti

Edona Llalloshi.Derisa shijon suksesin e këngës së saj të fundit të cilën këngëtarja Edona Llalloshi, e kishte realizuar pak kohë më parë, e të cilën ajo e kishte plasuar në shenjë revolte kundër dhunës ndaj gruas, punët rreth klipit të ri kishin zgjuar forcat e këngëtares duke bërë që vetëm pak javë më vonë, ajo të realizojë edhe këngën e radhës. Është kjo kënga e titulluar “Gjenerata” e cila tashmë ka zënë vend në televizionet tona, me realizimin e së cilës këngë, Edona është ndarë mjaft e kënaqur. “Ndonëse ka pak ditë që kënga është plasuar nëpër televizionet tona, është ka shkon si një fillim i mbarë”, – thekson ajo duke bërë të ditur se është ndarë mjaft e kënaqur me gjithçka që është realizuar në këtë këngë.
Një ndërthurje idesh, ndërmjet këngëtares dhe babait të saj, i cili njëkohësisht është edhe menaxheri i saj, mundësuan regjinë e klipit, ndërsa klipi i fundit vlerësohet më ndryshe se çdo klip tjetër i deritashëm i saj. “Incizimet janë bërë nga video-produksioni “Video Art” nga Gjilani, ndërsa babai im është kujdesur për çdo gjë rreth realizimit. Mund të them se jam shumë e kënaqur me këtë këngë, dhe jam e kënaqur edhe me transmetimin e saj nëpër televizione. Tani është vetëm fillimi dhe komentet e njerëzve janë shumë të mira”, – tregon Edona.
Një grup studentësh nga Shkolla Profesionale e Muzikës ka begatuar pjesë të klipit duke interpretuar aq magjishëm notat muzikore me veglat e tyre, ndërsa dirigjenti dhe peizazhet në fotografinë e klipit, kanë kompletuar me punën e ekipit, i cili është kujdesur për çdo gjë.
“Tekstin dhe muzikën e kësaj kënge e ka bërë Ilir Berani, për orkestrimin është kujdesur Xhevdet Gashi, ndërsa stajllingun ma ka bërë studio “Fjolla”, sqaron Edona.
Ndryshe, angazhimet e Edonës rreth muzikës nuk kanë të ndalur. Përveç mbrëmjeve të ndryshme në Kosovë, data 1 korrik do të shënojë fillimin e mbrëmje të njëpasnjëshme në qytetin e Durrësit, e të cilat do të zgjasin deri në fund të muajit gusht, atëherë edhe kur fillon mbyllja e sezonit turistik atje.

Melihate Gashi
Infopress

YouTube Preview Image

1