Kumtes e Forcës së re demokratike

June 29, 2009   | Politika

Nazif Cungu_Kryetar i Forcaes se Re DemokratikeKasaforta e komunës ka mbetur bosh
Së shpejti do të bëhen tre vite nga zgjedhjet e fundit lokale në Komunën e Ulqinit dhe sigurisht edhe ju pyeteni se kur definitivisht do të fillojë realizimi i premtimeve të dhëna në vitin 2006.
Janë shpërndarë funksionet, janë emëruar sekretarët, janë zgjedhur drejtorët e ndërmarrjeve publike, janë hapur mbi 100 vende pune të reja që janë të lidhura me buxhet komunal, pra rrogat i marrin prej taksave dhe tatimeve që ne të gjithë paguajmë, por deri tash rezultate nuk ka dhe me keqardhje mund të konstatojmë që nuk është reale edhe të presim diçka më pozitive.
Këto ditë gati secilën shtëpi dhe ndërmarrje i vizitojnë nëpunësit komunalë dhe i dorëzojnë vendimet për taksa dhe tatime për vitet e kaluar si dhe për vitin 2009.
Për gati tre vite, pushteti lokal nuk ka arritur të bëjë as evidencën e taksa-paguesve e jo që në kohë të dorëzojë vendimet.
Tash e kanë të gjithë të qartë se kasaforta e Komunës së Ulqinit ka mbetur bosh dhe që kjo sjellje e deritashme jonikoqire do të na kushtojë shtrenjt.
Qytetarëve dhe afaristëve këto ditë u dorëzohen vendimet për vitin 2009. Lartësia e taksave është e llogaritur në mënyrë kundërligjore dhe ajo bëhet sipas vendimit të vitit 2008 kur taksat ishin shumë të larta.
Rrogat nuk u paguhen nëpunësve në Komunë, të punësuarve në Ndërmarrjen Publike Komunale, Qendrën për Kulturë, në Radio Ulqin, UPIN, Ndërmarrjen publike për egërsira, shërbimit për mbrojtje – zjarrfikësve dhe natyrisht që kjo gjendje nuk do të kapërcehet.
Forca e Re Demokratike nuk është subjekti i vetëm që ka tërhequr vërejtjen për këtë gjendje alarmante.
Vërejtjen ia kanë tërhequr, para një viti, edhe inspektorët e Revizionit Shtetëror të cilët kanë njoftuar edhe Agjencinë për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Konferencën e sotme e kemi organizuar, që në mes tjerash, t’i japim mbështetje të hapur Kryetarit të Kuvendit, zotëri Muhamet Nikës, që të vazhdojë punën e Kuvendit,që të realizoi funksionin e vet në përputhshmëri me Kushtetutë, me ligj dhe me statut.
Disa pika të propozuara në rend të ditës duhet që të aprovohen sa më parë që t’u mundësohet organeve përkatëse të zbatojnë vendimet si dhe qytetarëve t’u garantohet siguri dhe realizimi i të drejtave qytetare.
Sezoni turistik ka filluar dhe shumë shpejt do të kalojë dhe është koha për punë serioze e jo për grindje dhe shamata, thuhet në kumtesën për opinion të Forcës së Re Demokratike.

Kohapress
YouTube Preview Image