Leonora Fejza merr ftesë për “Miss Montenegro

June 30, 2009   | Lajmet / Vijesti

Leonora Fejza.1Bukuroshja kosovare, Leonora Fejza, para pak ditësh ka dorëzuar kurorën e më të bukures, të plazhit të famshëm “Copacabana”? në Ulqin, që e kishte fituar në vitin 2006.
Dhe sapo ka dorëzuar një kurore, asaj i janë hapur dyert për të fituar kurora të tjera. Norës i ka ardhur një ftesë për të marrë pjesë në spektaklin “Miss Montenegro”.
Për Telegrafin, ajo shpjegon se ende nuk e di, nëse do ta pranojë këtë ftesë – mirëpo nëse e pranon atë – është e bindur se do të shkojë për të fituar, pasi që, sipas saj, “të paktën në Mal të Zi, dinë ta çmojnë të bukuren”.
Nuk është vetëm kjo ofertë që ka trokitur në dyert e Norës. Ajo ka shumë plane dhe shumë oferta. “Shumë oferta më janë bërë, qysh kur fillova si fotomodele në vitin 2002. Ka prej atyre qe kam pranuar, disa janë në realizim e sipër – por ka edhe shumë të tilla që i kam refuzuar për arsye të mia”, thotë Nora, e cila në vitin 2006, në spektaklin “Miss Kosova”, kishte fituar çmimet, “Përcjellësja e parë” dhe “Miss Press“.
“Pata ftesën edhe për ‘Miss Albania’, mirëpo angazhimet në disa projekte nuk më lanë që të merrja pjesë – por të shohim për vitin që vjen”, shton ajo.
Se cili është sekreti i sukseseve të saj në modelizëm, garat e bukurisë dhe profesionin e gazetares/moderatores në radion më të dëgjuar në Kosovë, Dukagjini, Nora shpehet: “Çdo gjë që bëjmë ka sekretin e vet – por jo sekret tamam në kuptimin e plotë të fjalës. E kam thënë shumë herë – është thjesht PUNA – dhe ndaj çdo pune jam shumë e ndërgjegjshme”.
E sa për dukjen e saj – thotë se kujdeset salloni i bukurisë “Vip Tirana”, ndërsa për veshjet e saj – kreatorja e modës, Merita Shala.

Letërnjoftimi

Emri dhe mbiemri: Leonora Fejza
Ditëlindja: 22.04.1986
Vendlindja: Mitrovicë
Horoskopi: Demi
Pesha: 54 kg
Gjatësia: 180 cm

Telegrafi

YouTube Preview Image

1