Sinan Vllasaliu & Dj Beka do kendoj ne Bukurin e Ulqinit

June 30, 2009   | Lajmet / Vijesti

sinan vllasaliu.2Sinani: ‘Vajzë e klubeve të natës’ është keqkuptuar
“Vajzë e klubeve të natës” është kënga e tij e fundit e realizuar me videoklip. Kënga prek një temë e cila Sinani mendon se duhet të trajtohet më shumë, edhe nga televizionet. Edhe pse ka pasur dhe ka keqkuptime për tekstin e saj, Sinani thotë se kjo këngë është në favor të femrës. Se si femra s’duhet të jetë – ky është mesazhi i këngës. “Unë e kam arritur qëllimin, kam bërë spotin këtu, një spot i mirë, që jep një mesazh të mirë përmes një përralle të vogël”, shprehet Sinan Vllasaliu, cili është ndër këngëtarët më të kërkuar nëpër mbrëmje muzike, veçmas në shtetet perëndimore. Por, tashmë ai është kthyer në Kosovë, ku do t’i mbajë disa mbrëmje, ndërsa prej 8 korrikut do të jetë në Ulqin, bashkë me grupin e tij dhe Dj Bekën. “Do të jemi atje te ‘Bukuria e Ulqinit’, ku do të jenë edhe shumë kolegë tanët”, shprehet ai, i cili beson se ashtu sikurse edhe vjet, do të kalojnë shumë mirë. Sa për Ulqinin, thotë se është ndër plazhet më të bukura. “Kam shëtitur shumë vende, por bukurinë që ofron Ulqini, deti Adriatik, natyrën që ka, dy plazhet, të madhin e të voglin dhe mbi të gjitha ka qytetin më të mirë në Ballkan për sa i përket jetës së natës dhe rinisë”, vlerëson këngëtari Vllasaliu në emisionin “Një kafe me Labin”, duke ftuar që shqiptarët t’i bëjnë pushimet e tyre në plazhet shqiptare.

Violetë Pllana
Bota Sot

 

YouTube Preview Image