128 milion dollarë kredi Malit të Zi nga Banka Evropiane

July 3, 2009   | Shtypi / Mediji
Dario Scanapieco_Igor Luksic

Dario Scanapieco & Igor Luksic

Podgoricë – Mali i Zi nënshkroi me Bankën Europiane të Investimeve një marrëveshje për një kredi 128 milion dollarëshe e cila do ta ndihmojë vendin të përballojë recesionin ekonomik. Banka Europiane tha se paratë do të përdoren për të ndihmuar bankat malazeze të financojnë bizneset e vogla që janë prekur rëndë nga kriza ekonomike globale. Paratë do të investohen gjithashtu në projekte për mbrojtjen e mjedisit. Banka tha se zyrtarët e Malit të Zi i kishin kërkuar ndihmë për shkak të ngadalësimit të ekonomisë së vendit që dikur ishte në lulëzim. Banka Europiane e Investimeve është një degë e Bashkimit Europian.

Bota Sot