Albani & Cani kërkojnë famë në Gjermani

July 3, 2009   | Lajmet / Vijesti

Miriam Cani _ Alban Skenderaj_promoturMiriam Cani dhe Alban Skenderaj janë artistët të cilët do të provojnë fatin e tyre edhe në skenën ndërkombëtare të muzikës. Me këngën e tyre “Let Me Die With You”, e cila u promovuan në Kosovë gjatë muajit maj, ata tashmë kanë bërë hapin e parë, përderisa planifikojnë që videon e tyre ta shpërndajnë edhe nëpër vende të tjera të botës.
Dueti, të cilët janë edhe në lidhje, momentalisht jetojnë në Gjermani, por shpesh vizitojnë Kosovën dhe Shqipërinë duke mbajtur koncerte të ndryshme, përderisa Miriam, thotë për Express Online, se ndihet mirë kur është në Kosovë. “Sa herë vijë në Kosovë ndihem shumë mirë. Jam shumë krenare edhe për adhuruesit e shumtë të Albanit këtu, të cilët meritojnë 100 për qind respekt, dhe normalisht ne jemi duke punuar që të arrimë famë edhe jashtë kufijve shqiptarë”.
Ndërkaq, në lidhje me puthjen që Albani ia dha Miriam-it në “Video-festin muzikorë 08”, Cani qesh dhe thotë se lidhja e tyre ka ekzistuar edhe para dy viteve por tani ajo është më e forcuar se kurrë. Ish anëtarja e grupit “Preluders”, Miriam Cani, e cila prezanton një emision në televizionin e famshëm gjerman RTL, thotë se megjithatë Kosova dhe Shqipëria kanë ecur shumë përpara në fushën e emisioneve televizive. Ajo që i dallon këto dy vende me emisionet televizive perëndimore është se në Kosovë dhe Shqipëri, publiku ka më shumë emocione gjë që i jep mundësi dhe shprehje edhe më të madhe prezantuesit. “Në Gjermani, populli atje, janë paksa më të programuar dhe këtu ka më shumë emocione dhe këtë e them duke u nisur nga vetja e ime.Miriam Cani _ Alban Skenderaj_promotur.1
Në Gjermani ka disa vite që bëj muzikë, moderacione dhe nuk jam aq e emocionuar kur jam atje në skenë por kur jam në Shqipëri apo në Kosova, ka raste kur nuk di të flas dhe ndihem shumë e emocionuar, sikurse të jetë hera e parë në prezantim”, thotë Cani për Express. Ajo tashmë është e koncentruar në promovimin e videos me Albanin të cilën e realizuan së fundmi dhe dëshirojnë që atë ta promovojnë sa më shumë edhe jashtë trojeve shqiptare.
“Jemi duke shikuar që ta prezantojmë atë edhe në Gjermani, sepse, siç e dini, planet tona nuk përfundojnë këtu dhe ne kemi shumë plane pra në të ardhmen”. Ndërkaq, për Express Online, ka folur edhe këngëtari Alban Skenderaj i cili ka thënë se pavarësisht problemeve që ka pasur në të kaluarën me disa këngëtarë të estradës kosovare, publiku në Kosovë, për të, ka një rëndësi të veçantë.
“Për mua gjithmonë është një ndjenjë e mirë që të jem para publikut kosovarë. Sepse unë këtu e kam kaluar një kohë të gjatë nëpër vite të ndryshme qëkurse bëj muzikë.Miriam Cani _ Alban Skenderaj_promotur.2
Jam rritur këtu, por gjithsesi kur vij në Prishtinë dhe marrë lëvdata atëherë për mua është një kënaqësi edhe më e madhe”, thotë Albani. Ndërkaq, në lidhje më atë se kush përkujdeset për dukjen e tij, Albani ka thënë se më shumë përkujdeset vet, në përjashtim të kravatës të cilën duhet t’ia rregulloj dikush tjetër. “Sa i përket stilit nuk dua të jem ‘out’ situatës. Me pëlqen të jem elegant por gjithsesi në mënyrën time me një thjeshtësi brenda”.
Kurse, për këngët e tij sentimentale, të cilat zakonisht lëshohen nga ata njerëz që kanë zemra të thyera, Albani thotë se nuk e përzien jetën e tij private, apo emocionet e tij të përditshme me dashurinë, por ajo që ai dëshiron është që në të gjitha paraqitjet e tij të jetë sa më elegant.


Gazeta Express
YouTube Preview Image


2