Gëzim Hajdinaga priti themeluesin e Këshillit për biznes Amerikano-Malazez z. Charles Dilon

July 3, 2009   | Lajmet / Vijesti

ulqini pressKryetari i Komunës së Ulqinit z.Gëzim Hajdinaga dhe bashkëpunëtorët e tij priten në një takim pune një delegacion të kompanisë të fuqishme amerikane  KCI technologies dhe themeluesin e Këshillit për biznes Amerikano-Malazez z. Charles Dilon.
Duke i dëshiruar mirëseardhje, z.Hajdinaga dha një pasqyrë të shkurtër të Ulqinit dhe zhvillimi që e pret atë në një të ardhme të shpejtë. Ai vlerësoi lartë bashkëpunimin që ka me zyrtarë amerikan dhe kontributin që kanë dhënë ata gjatë tërë kësaj kohe. Kryetari Hajdinaga përsëriti që në çdo takim  të nivelit të lartë ka insistuar për prani më të theksuar të kompanive amerikane në Ulqin.
Nga ana tjetër mysafirët shprehën konsiderata për punën e z.Hajdinaga, për  çfarë ishin mirë të informuar dhe ardhja e tyre kishte të bënte me rekomandimet që i janë bërë për të vizituar Ulqinin dhe vënijen e kontakteve  dhe realizimin e projekteve në interes të përbashkët.
Përfaqësuesit e delegacionit në përvojën e tyre shumëvjeçare janë të dëshmuar në sektorë të ndryshëm si në projektimin dhe ndërtimin e porteve dhe marinave, në zgjidhjen e problemeve të mbeturinave të ngurta dhe përpunimin e ujërave të zeza dhe në fusha të tjera.
Në darkën e punës, Kryetari Hajdinaga mysafirët detalisht i ka njoftuar me planet zhvillimore të qytetit tonë dhe me realizimin e projekteve në këto fusha që për Ulqinin kanë një rëndësi të veçantë.

Municipality of Ulcinj / Ulqin – Montenegro
Arsllan Hajdinaga

YouTube Preview Image