Ulqinit i ndahet çmimi i madh prestigjioz ndërkombëtar ’’Swiss Tourism Award’

July 8, 2009   | Lajmet / Vijesti

swisstourismawardKy çmim u jepet qyteteve apo destinacioneve që bartin vlera për tu vizituar nga turistët.
Aleksandro Strakanti, kryetar i këshillit të Llugano që është dhe selia e këtij çmimi ka njoftuar zyrtarisht Kryetarin e Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga se Komiteti shkencorë ka qenë unanim në dhënijen e çmimit i cili siç thuhet ka për qëllim promovimin e një turizmi të nivelit të lartë, shpeshherë elitar dhe të kërkuar.
Mirënjohja bart në vehte një sërë lehtësirash dhe përparësish në aspektin propagandues të Ulqinit në televizionet më prestigjioze të Zvicrës dhe më gjërë.
Mirënjohja zyrtarisht do të ndahet në edicionin e shtatë të Panairit që organizohet në Llugano, ku siç bëjnë të ditur burimet zyrtare  prezantohen destinacione turistike nga e gjithë bota.

Municipality of Ulcinj / Ulqin  Montenegro


1