Genta Ismajli aksidentohet, operon dorën e djathtë

August 2, 2009   | Lajmet / Vijesti

genta-ismajli6Ka qenë në një koncert ekzaltues të hënën në mbrëmje dhe ka përfunduar urgjent në spital. Mesa duket këngëtarja seksi argëtimin pas koncertit e ka me lojëra të çuditshme që të kujton bashkëpunimin e saj me Getoarin në klipin ku shfaqet revoltuese, dhe shumë sportive. Bëhet fjalë për këngëtaren kosovare Genta Ismajli, e cila të hënën në mbrëmje ka kaluar një natë të çuditshme nga skena e diskos verore Rio në Golem (Durrës), duke përfunduar në orën 01:00 të mesnatës së të martës në urgjencën e Spitalit Ushtarak në Tiranë. Ajo që i ka ndodhur këngëtares ka nisur në fillim si lojë dhe ka përfundur keq. Pasi ka mbaruar koncertin ku ishte e ftuar në diskon “Rio” të këndonte për plazhistët, këngëtarja ka filluar të bëjë një lojë të rrezikshme me një mikun e saj, emri i të cilit është mbajtur sekret, duke matur forcën me të dhe duke qëlluar me grusht në mur, kush duronte më shumë dhembjen. Pas disa tentativave të tilla ajo qëllon në xham dhe dëmton dy gishtat e fundit të dorës së djathtë. Nga dhembjet e shumta dhe rrjedhja e gjakut, që nuk mund të ndalohej, pronarët e “Rios” e kanë transportuar në mënyrë urgjente këngëtaren drejt Spitalit Ushtarak, ku i është bërë ekzaminimi pas dëmtimit të gishtave të dorës së djathtë, dëmtime që nuk mund të kaloheshin me një mjekim të lehtë. Kështu që të martën rreth mesditës ajo është transportuar sërish në një klinikë private në Tiranë, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, që ka zgjatur
rreth 1 orë e 30 minuta. Ajo që është vënë re është se Gentën nuk e ka shoqëruar në klinikë asnjë familjar apo mik, pra artistja ka qenë e vetme. Burimet tona kanë treguar se sipas mjekëve edhe pse ka qenë një operacion jo i thjeshtë, këngëtarja nuk do të ketë asnjë pasojë më vonë. Ndërkohë që nuk dihet se çfarë do të bëjë Genta për koncertet e planifikuara gjatë muajit gusht, nëse do vendosë të dalë e të këndojë me dorën e fashuar, apo nëse ka menduar të bëjë pak pushim. Shumë koncerte të saj në verë janë planifikuar në plazhet e Shqipërisë, sidomos në Golem e Durrës ku dihet që vijnë shumë pushues nga Kosova, adhurues të saj. Mesa duket ky ka qenë viti i operacioneve për Gentën, pasi ky është operacioni i dytë që ajo i nënshtrohet brenda vitit, pas ndërhyrjes kirurgjikale në hundë për të cilin u përfol disa muaj më parë. Për këtë arsye ajo nuk mori pjesë në asnjë koncert apo aktivitet gjatë muajit mars. Edhe pse këngëtarja udhëtonte në gjithë botën, u tha që operacionin plastik në hundë ajo e bëri tek një kirurg i njohur në Prishtinë. Ndërkohë që pas pushimeve në Turqi me look të perfeksionuar, Genta ka pasur rast që të shfaqet edhe më e bukur e tipare të rregullta më 12 prill, në festën e ditëlindjes së saj. Ajo e festoi me shumë bujë përvjetorin e saj në diskon “Rinora 4” në Zvicër. Si gjithmonë Genta edhe në ditëlindjen e saj ka qenë protagoniste në një “show” të paparë, me të cilën argëtoi veten dhe të ftuarit në këtë festë. Nuk dihet se ku ekzakësisht ajo do ta kalojë muajin gusht.

Panorama Plus


YouTube Preview Image

4