Kumtesë për Media nga Forca e re demokratike

August 2, 2009   | Lajmet / Vijesti

forca-e-re-demokratike-_logoAgonia e pushtetit  vazhdon

Ulqin, 31.07.2009

Me rastin e shtyrjes se panumërta të mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Klubi i këshilltarëve të Forcës jep këtë kumtesë për opinion.

Koalicioni në pushtet në KK të Ulqinit muaj me radhë nuk është në gjendje të sigurojë praninë e këshilltarëve të tij në mbledhjet e kuvendit. Të katërtën herë me radhë kjo mbledhje po shtyhet për shkak të mungesës së kuorumit. Kjo qartë tregon se problemet e brendshme  dhe konfliktet në këtë koalicion janë rritur deri në atë masë sa që bllokojnë punën e kuvendit komunal. Kësaj i ka kontribuar edhe mosfunksionimi dhe mos shkathtësia  e ekzekutivit e cila me muaj nuk i kryen obligimet financiare ndërmarrjeve publike të cilave nuk u paguajnë obligimet e parapara me buxhet.

Këto probleme do të rritet edhe më tepër deri në fund të vitit duke marrë parasysh faktin se buxheti komunal në gjashtë muajt e parë është realizuar 7.5 për qind, gjegjësisht 1.2 milion të ardhura burimore në raport me 16 milion të paraparë me buxhetin e vitit 2009. Kjo qytetarët e Komunës së Ulqinit do ti bie në situatë edhe më të vështirë ekonomike.

Këshilltarët e Forcës, të cilëve me vite nuk u mundësohen kushte pune, as anëtarësi në këshillat e ndërmarrjet publike dhe këshillat e kuvendit, në periudhën e kaluar kanë siguruar kuorum dhe me këtë kanë treguar përgjegjësi ndaj votuesve edhe pse ishim të vetëdijshëm në problemet e pushtetit aktual.  Koalicioni në pushtet e bën këtë sepse nuk donë kontroll të funksionimit të ndërmarrjeve publike si dhe kontrollin në shpenzimin e mjeteve buxhetore.

Fatkeqësisht kemi pritur që kjo shumica e papërgjegjshme ti sillet interesave të qytetarëve dhe komunës, që ti mundësohet prezenca e këshilltarëve të vet. Por më kot, problemet e brendshme në koalicion me këtë kanë kulminuar.

Klubi i këshilltarëve të Forcës

Shërbimi Informativ i Forcës