Presidenti Topi në çeljen e panairit të librit në Ulqin

August 2, 2009   | Kulturë / Kultura

presidenti Topi _Vujanovic në celjen e panairit të libritPresidenti shqiptar Bamir Topi mori pjesë në celjen e panirit shqiptar te librit në Ulqin. I shoqëruar nga homologu i tij malazez Vujanovic, Topi perkufizoi aktivitetin si tregues të një klime të re e të përbashkët për integrim.
ULQIN- Presidenti Bamir Topi i shoqeruar nga zonja e pare Teuta i se bashku me homologun malazez Filip Vujanovic përuruan ne Ulqin Panairin e Nëntë të librit. „Një panair libri është një festë e mendjes dhe e zemrës, tha mes të tjerash në fjalën e tij presidenti shqiptar. Duke bere nje rrefim mbi historinë dhe përqasjen e kulturave mes vendeve te Ballkanit prsidenti shqiptar e përkufizoi jo të lehtë rrugetimin e librit ne histori

Duke u ndaluar më tej në rëndësinë e këtij Panairi të Librit, kreu i shtetit shqiptar vuri në dukje se- “Shtëpite botuese që vijnë nga Shqiperia Maqedonia, Bosnja, Mali i Zi e nga shteti i ri i Kosovës me librat e tyre të shumëllojshëm, janë tregues të një klime të re demokratike, të një vendosmërie shpirtërore e intelektuale për të lënë pas çdo reminishencë të së kaluarës.“
Presidenti i e mbylli fjalën e tij përshëndetëse duke nënvizuar edhe efektin e këtij ekspozimi të kulturës së shkruar shqiptare në rajon si një përparësi të politikave të afrimit mes popujve dhe bashkëjetesës e bashkëpunimit në rrugën e përbashkët drejt integrimit

Në festën përururese të Panairit IX të Librit në Ulqin, ishin të pranishëm politikanë, shkrimtarë, artistë, personalitete të shquara në fushën e kulturës dhe të letërsisë, botues si dhe pushues duke vizituar stendat e shumta ku ishin të ekspozuar mijëra tituj dhe në të morën pjesë dhjetëra shtëpi botuese shqiptare nga mbarë rajoni.

(s.g/BalkanWeb)