Në Ulqin kosovarët ndihet si në Kosovë

August 9, 2009   | Turizmi / Turizam

plazhi-copakabana_ulqin_mali-i-ziTë ndihesh si në tokën tënde

Jo larg detit në rërë ishin vendosur dhe renditeshin shtretërit të mbuluar me mbuloja në forma ombrellash të llojllojshme nga punonjësit të këtij vendi bregdetar.

Në pjesën e dytë të qershorit shumë qytetarë nga Kosova, ia kishin mësyrë bregdetit të Ulqinit. Koha ishte me diell të fortë. Gjatë rrugëtimit nga kufiri në Kullë, drejt bregdetit në fjalë, shkonin makina të ndryshme me turistë nga Kosova. Edhe pse larg, turistët nuk përtonin të shkonin të preheshin e qetësoheshin në det nga vapa e madhe dhe puna e përditshme që bënë. Udhëtimi i mundimshëm mbi tetë orësh harrohet kur arrihet në Ulqin. Me të zbardhur dita, turistët kush më herët e kush më vonë, ia mësyjnë plazhit të Shtoit, që ndër turistët quhet plazhi i madh dhe tek plazhi Rana i qytetit që quhet plazhi vogël. Jo larg detit në rërë ishin vendosur dhe renditeshin shtretërit të mbuluara me mbuloja në forma ombrellash të llojllojshme nga punonjësit të këtij vendi bregdetar. Ulqini, përveç rërës së detit për pushuesit e vetë ofron edhe ujin dhe plazhin e liqenit të qytetit të vjetër të Shasi-t. Ulqini, ka një vijë bregdetare prej 32.7 kilometrave, prej të cilave 18.10 kilometra janë të volitshme për plazh.

Ndihesh si në Kosovë

Turistët më të vendosur në apartamente banimi, nisën çdo ditë drejt plazhit, vendosen në shtretër, për të ikur nga vapa. Vlora 20 vjeçare nga Istogu, me të shpejt futet në det për t’iu shmangur vapës së madhe që mbretëronte të enjten në Ulqin, atë e shoqëronin shokët dhe kolegët e saj për t’u freskuar. Valët e detit të përkrahura nga era, lëviznin ujin drejt bregut, dukej sikur trazonin detin, derisa shumë turistë pushonin në rërën përskaj e disa të tjera bënin notë në det. Bregdetin e Ulqinit me rreth 28 mijë banorë, nuk mjafton vetëm ta shohësh, por edhe ta përjetosh. Shumë turistë shkojnë të pushojnë, të tjerë mundohen që të ndërrojnë ngjyrat nga e bardha në të zezë. Plazhet në fjalë ishin më të pastra. Xhevrija nga Prishtina, e cila kishte ardhur për katër ditë, pëshpëriste se nuk është bërë ndonjë fantazmë, përveç disa ndryshime të vogla. Ai shprehet i kënaqur me kushtet që janë bërë për këtë sezon, duke shpresuar që përsëri të jetë në Ulqin. Gjatë disa ditëve të qëndrimit në Ulqin një gjë që na ra në sy ishte përshtypja e kryetarit të Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, i cili gjatë tërë kohës ecte pa roja, pa vozitës e eskorta, sikur që nuk ndodh te ne. Ai vetëm ngiste makinën dhe pa përcjellje. Kjo ishte një përshtypje interesante e turistëve nga Kosova të cilët habiteshin me lirinë aq të madhe të një kryetari të një komune. Kryetari i Komunës së Ulqinit, turistëve nga Kosova i uron mirëseardhje në Ulqinin që thotë ai “tonë dhe të tyre”. Sipas tij, qytetarët e Kosovës si gjithnjë duan të jenë në Ulqin. Këto ditë kishin nisur përgatitjet për pritjen e mbi 100 mijë turistëve. Punonjës rregullonin shtretërit dhe mbulojat buzë detit, për të pritur fluksin e turistëve, disa anije ishin të ndaluar dhe valët merrnin hovin drejt bregut. I pari i Ulqinit, thotë se kanë bërë përgatitjet, secilit mysafirë lokalet e shumta do t’i lënë përshtypje të shumta. Në krahasim me sezonet e kaluara sivjet pak kushtet janë më të mira, po ashtu edhe siguria. Po ashtu edhe hotelet e privatizuar kanë bërë përgatitjet e duhura, për pushuesit, pa lënë anash edhe qindra shtëpitë private që janë shpateve të këtij qyteti. Derisa drekonim, nikoqiri, kryetari Gëzim Hajdinaga pëshpëriste se Ulqini ka numrin rekord të shtretërve.

Qyteti i rinisë

Çdo turistë nga Kosova është i sigurt të qëndroi këtu. Hotel Mediterani, Llolla, Dollçina, restorantet Hollegro, Grand, Copacabana e lokalet tjera hoteliere, ku çmimet nuk janë edhe të ulëta për standardin tonë. Derisa Agron Ibrahimi, ishte në det, një ulqinak tregonte se sivjet do të ketë diell me tepër se vitet e kaluara. Turistët kërkojnë kushte edhe më të mira se që janë. Gjatë muajit qershor nuk kishte transport për lëvizjen e turistëve nga plazhi e Shtoit (e madhe) në drejtim të plazhit Rana të qytetit. Turistët detyroheshin që të lëviznin me taksi për shkak të mungesës së autobusëve urban. Po sa e merreshin vesh taksistët se është klient i tij nga Kryetari i Ulqinit Gëzim Hajdinaga, gjatë bashkëbisedimit, tha se Ulqini është qytet i rinisë që jeton njëzet e katër orë. Nuk ka natë që nuk do të ketë ndonjë aktivitet kulturor. Ndërsa në restorante do të dominojnë këngëtarët nga Kosova e trevat shqiptare. Qyteti jeton njëzet e katër orë. Jeta kulturore e turizmi janë të bashkuara. Kryepushtetari i Ulqinit, tha se kanë bërë përpjekje maksimale që sezoni veror të jetë i përgatitur mirë, duke ditur se numri i mysafirëve që do të vijnë në Ulqin gjatë kësaj sezone do të jetë mjaft i madh. Ashtu si thoshte kryetari se Ulqini sivjet është më i pastër, më i furnizuar më uji, më i ndriçuar, më i gjelbëruar, i bashkohej këtij mendimi edhe Avdyli. Për nga qetësia dhe siguria Ulqini, do të jetë në nivelin e duhur. Ulqini, është destinacion i sigurt për të gjithë shqiptarët e sidomos vizitorët nga Kosova. Edhe në këtë sezon sikurse edhe të kaluarat, përveç kushteve dallojnë shumë edhe çmimet. As sivjet nuk do të mungoj kultura dhe muzika, ku pritet të ketë një varg manifestimesh, ku janë ftuar edhe njerëzit e kulturës, artit e këngës edhe nga Kosova dhe qyteti i Ulqinit do të jehojë dhe do t’i bashkojë shqiptarët nga të gjitha trevat. Turizmi, kultura, arti dhe gjithçka tjetër do t’i mbledh edhe sivjet shqiptarët nga të gjitha viset në Ulqin. Pronari i plazhit “Toni Grill”, Luz Nikolla, i cili ishte nga Gjakova, ka thënë se e kanë për borxh që t’i presin sa më mirë qytetarët nga Kosova. Kjo plazh e bukur dhe e pastër posedon edhe restorantin. Sipas tij, çmimet në këtë plazh do të zbresin 20 deri në 30 për qind.

Çmimet si më parë

Në këtë sezon veror, Ulqini është i përgatitur për 100 mijë turistë nga të gjitha vende dhe çka e dallon ky vit nga 2008-ta, është se në këtë sezon ka zbritje të çmimeve prej 20 deri 30 për qind, thonë pronarët e hoteleve dhe restauranteve në Ulqin. Gëzim Hajdinaga, kryater i Komunës së Ulqinit, thotë se aktivitetet dhe risitë që i presin mysafirët këtë verë, janë çmimet që kanë pësuar një rënije. Ai u bëri thirje kosovarëve që Ulqinin ta kenë si destinacion të tyrin jo vetëm gjatë stinës së verës, por edhe gjatë sezonit turistik pasi sipas tij mesatarisht çmimet në këtë vit kanë pësuar rënije 30 për qind. Ai tha se turizmi është dega kryesore ekonomike e Ulqinit. Ndërsa në treg, testorante, hotele, cafiteri, byrektore dhe gjelltore nuk u vrejet zbritje e çmimeve ashtu si thoshin pushtetarët se 20 deri 30 për qind ka zbritje. Një natë banimi në hotelin Dollcino kushton 50 deri 70 euro, derisa në të tjerat, sillet nga 40 deri në 75 euro. Edhe në shtëpi private banimi për një natë kushton nga 7 deri në 15 euro, për një person. Një uji mineral në një cafiteri afër plazhit të vogël kushton hiq më pak se 1 euro. Po ashtu edhe produktet tjera ushqimore si byrekat, gjellrat, pijet dhe disa zarzavate tjera ishin me çmime bukur të larta. Po ashtu edhe shtretrit me ambrella ne plazhe ishin të larta. Dy shtreter me një ambrell kushton 5 euro, dmth nuk ka zbritje, këto çmime kanë qenë edhe në vitin e kaluar. Pronari i hotelit “Llolla”, Muslim Llolla, pranon se çmimet nuk kanë ndryshuar ende, por ato do të zbresin në muajin korrik, kur edhe është numri më i madhë i pushuesve. Pronari i plazhit “Toni Grill”, Luz Nikolla, i cili ishte nga Gjakova, ka thënë se e kanë për borxh që t’i presin sa më mirë turistët nga Kosova. Kjo plazh e bukur dhe e pastër posedon edhe restorantin. Sipas tij, çmimet në këtë plazh do të zbresin 20 deri në 30 për qind. Nikolla thotë se ndërtimi i autostradës në Durrës nuk na bon të brengosemi për mosardhjen e turistëve nga Kosova. Por, ajo që na bënë të brengosemi është kriza financiare e cila e ka prekur Ulqinin në mënyrë indirekte.

Ismail Shabani
Bota Sot