Cungu: Më tepër ingerenca vetëqeverisjeve lokale

August 10, 2009   | Politika
NAZIF CUNGU_ULCINJKryetari i Forcës së re demokratike, Nazif Cungu, thotë se ligji mbi organizimin territorial të Malit të Zi

Ulqin – Forca e Re Demokratike do të insistojë në dhënien e më shumë ingerencave vetëqeverisjeve lokale, sidomos atyre ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë, ka thënë kryetari i kësaj partie, Nazif Cungu.
Duke komentuar Projekt Ligjin mbi organizimin territorial të Malit të Zi, ai ka thënë se decentralizimi i pushtetit është parakusht për demokratizimin e mëtejshëm.
“Përmes këtij ligji i cili do të respektojë në mënyrë konsekuente Kartën Evropiane mbi Vetëqeverisjen Lokale, kemi mundësi që Bashkimit Evropian t’i dërgojmë edhe një sinjal pozitiv mbi gatishmërinë tonë për respektimin e parimeve të decentralizimit të pushtetit, si njërin prej kushteve për anëtarësim në BE në të ardhmen e afërt”, ka vlerësuar Cungu.
Sipas tij, Forca do të “shprehë në mënyrë transparente mendimin e vet mbi Projekt Ligjin dhe do të insistojë në dhënien e më shumë ingerencave vetëqeverisjeve lokale, sidomos vetëqeverisjeve lokale ku shqiptarët përbëjnë shumicën”.
“Kjo do të duhet të konfirmohet edhe me krijimin e mundësisë që Tuzi të fitojë statusin e komunës së plotë”, ka përfunduar Cungu.
Kohapress

YouTube Preview Image