Ja pse zgjodha Junën e Big Brother si rivalen time në dashuri

August 10, 2009   | Lajmet / Vijesti

CiljetaNuk pret që të vijë vera për të na përvëluar me sensualitetin e saj, pasi ajo në të katër stinët di të falë me bujari të gjitha hiret trupore, të cilat me kohë ka kuptuar se nuk i mjaftojnë për të qëndruar gjatë në skenë nëse nuk bën edhe këngë të bukura. Kjo ka qenë arsyeja që Çiljeta po prezantohet me këngë gjithnjë e më cilësore, madje duke fituar çmime edhe në kompeticione të rëndësishme të muzikës së lehtë. “Déjà vu”, ka qenë surpriza e radhës për të gjithë admiruesit e saj.

“Një stil ndryshe”, në këtë togfjalësh mund të përmblidhet risia që sjell kjo këngë në repertorin e Çiljetës. Ka hequr dorë nga ritmet e forta tip “Tekila” apo “Duty free” dhe është paraqitur me një këngë të shtruar, një stil ky shumë i pëlqyer në botë edhe nga këngëtarë të mëdhenj të muzikës R&B. Gjithashtu ka preferuar një look ala Rihana, me flokë të zeza dhe baluke të gjatë dhe fustanet si gjithmonë të ngjeshura fort pas trupit, duke lënë të duken format e saj tejet sensuale. Por e reja e këtij klipi është se Çiljeta ka preferuar që aty protagonistë vizivë të jenë disa personazhe VIP, të cilët ndodhen në një disko ku xhirohet klipi i këngëtares.

Meqë teksti i këngës flet për fundin e një dashurie, ku ai e lë për një tjetër, Çiljeta kishte kohë që mendonte për të gjetur “tjetrën”. Dhe një ditë teksa rrinte në një lokal, pa në një tavolinë aty pranë Junën, Visin dhe Rominën, të gjithë personazhe të “Big Brother 1”. Aty në moment Çiljeta i ftoi ata në klipin e saj, i cili ishte menduar të përfshinte disa figura publike dhe tre të rinjtë ishin të tillë falë programit shumë të ndjekur “Big Brother”.

Më pas u mendua që Juna të luante rolin e vajzës me të cilën e tradhton i dashuri, Çiljetën si personazh në klip. E pyetur se përse zgjodhi pikërisht Junën si një personazh të rëndësishëm të klipit ku ndër të tjera duhej edhe një aftësi aktoriale, Çiljeta tregon: “Junën nuk e njihja më parë, natyrisht kontakti fillestar me të ishte nëpërmjet televizionit kur ajo ishte tek “Big Brother” dhe më pëlqente, prandaj mendova se ishte personazhi i duhur. Më pas duke e njohur më mirë, u binda se kisha bërë zgjedhjen e duhur pasi, përveçse vajzë e bukur, ajo është edhe një tip i shkëlqyer”.

PLAZHI DHE PUNA TË SHKRIRA NË NJË

ciljeta-dhermiNuk ka rrugë tjetër pasi në verë të gjithë do të donim që të shkëpusnim marrëdhëniet me punën dhe t’i dorëzoheshim në paqe pushimeve në breg të detit, por dihet që kjo është e pamundur, dhe për këngëtarët ca më pak. Çiljeta ashtu si mjaft kolege të saj ka një axhendë të mbushur me koncerte, kryesisht në bregdet, por edhe në Kosovë, Maqedoni dhe Itali. Paparaci ynë e fotografoi pak javë më parë në Dhërmi ku mbas një darke në një nga pubet e Dhërmiut, ku kishte kënduar bashkë me Ingrid Gjonin, po bënte plazh me miqtë e saj. Siç shihet këngëtarja është gjithnjë e kujdesshme me linjat e saj duke ruajtur po atë peshë prej disa vitesh. Madje edhe në momente shtimi në peshë ajo menjëherë kujdeset që të humbë çdo gram, që i del tepër në trupin e saj seksi. Jo pak është folur edhe për operacione plastike apo për ndërhyrje kirurgjikale, fakte këto që vetë Çiljeta i ka cilësuar si të pavërteta.


PanoramaPlus

YouTube Preview Image