Rozi, klip të nxehtë në jaht luksoz me reperin Noizy

August 10, 2009   | Lajmet / Vijesti

Rozana RadiMe një veshje shumë të veçantë që herë duket si sirenë dhe herë si zonjushë aristokrate do të shfaqet në klipin më të ri, xhirimet e të cilit sapo kanë përfunduar në Maqedoni. Edhe këtë herë një bashkëpunim interesant i Rozana Radit me reperin bukurosh, që njihet si Noizy më këngën “Mr. Yesterday”.
Rozana Radi.1

Momenti më i bukur i klipit është xhirimi i dy artistëve në një jaht luksoz. Pas bashkëpunimit të një viti më parë më këngën “Fly”, dy këngëtarët i rikthehen bashkëpunimit. Kënga me tekst të Avni Qahilit e Noizy, dhe muzikë të Adi Hilës ka përfunduar e pritet të transmetohet pas dy javësh në ekranet muz-ikore. Dy këngëtarët sapo kanë përfunduar ditë xhirimesh krejtësisht të veçanta. Kënga ka një fabul që dy këngëtarët e kanë ideuar për një verë të nxehtë.
Rozana Radi.2
Është një klip shumë “hot dhe që e ndiej që do pëlqehet shumë”, ka pohuar Noizy. Ky është rast i veçantë kur dy këngëtarë e përsërisin bashkëpunim e tyre, për të dytin vit, pas suksesit me këngën “Fly”. Kësaj here Noizy këndon në stilin e tij regea shqip. Kënga ka një tekst ku flitet për ish të dashurin e vajzës protagoniste, i cili për t’i rënë në sy shet mend sikur ka shumë para edhe pse bota është në krizë ekonomike. Por mos prisni ndjeshmërinë dhe romanticitetin që solli klipi “Fly”, ku dy këngëtarët u panë shumë romantikë në një breg deti. Ata po projektojnë një këngë 100 për qind hit, që nis me një tip vallëzimi regea. Rozi në këtë klip shfaqet si Jenifer Lopez shqiptare, me forma të mira trupore dhe karakter të fortë.
Rozana Radi.3
Mënyra e këndimit është e stilit amerikan, ndërsa marrëdhënia mes tyre shumë ekspresive. Noizy është një nga këngëtarët më të rinj në tregun e muzikës rap. Ai sapo ka përfunduar albumin “Pak më ndryshe”, ku të gjitha këngët sjellin muzikën e rrugës më tekstet e krijuara nga vetë ai. Në klipin “Fly”, ai bëri shumë përshtypje me pamjen e veçantë dhe sidomos linjat e trupit, të një ish-boksieri në Londër. Ndërsa Rozana, e cila e ka pohuar gjithnjë se profesion të saj ka aktrimin, nuk mungon me klipet e reja me fabula interesante. Disa javë më parë ajo festoi 30 vjetorin, në një festë krejtësisht familjare. Ndërkohë që ashtu si këngëtaret e tjera, verën e ka një periudhë koncertesh nga një qytet në tjetrin.


Panorama Plus
YouTube Preview Image

6