Altuna Sejdiu nuk është e dashuruar

August 12, 2009   | Lajmet / Vijesti

Altuna Sejdiu.1Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu, ka mohuar thashethemet e fundit se asaj ‘i është rikthyer’ ish-i dashuri i saj, Ledri, ose se ‘është dashuruar në një djalë tjetër’. Lidhja e Tunës me Ledrin, anëtar i grupit të muzikës rep Skillz përfundoi që vitin e kaluar. Këngëtarja më pas filloi lidhjen me Merti Asllanin, vëllain e këngëtarit Bertan Asllani, por edhe kjo lidhje dështoi, pas të cilës disa media shkruan se ajo është rikthyer me Ledrin, të bazuar në informata nga ‘burime të afërta me Tunën’. “Nuk e di nga se kush është ky ‘burimi i afërt i imi’, që ka thënë këtë, por nuk ka asgjë të vërtetë.
Dëshiroj ta shfrytëzoj rastin për ta përshëndetur ‘burimin’ e afërt”, ka qeshur Tuna në emisionin “By Moon” të TV 21, duke mohuar thashethemet. Tuna më pastaj ka komentuar edhe një thashetheme më të hershme se është ‘e dashuruar në një djalë tjetër’ duke thënë, “Nuk e kuptoj se si dikush mund të shkruajë ‘e dashuruar'”. “Në qoftë se të kanë parë me dikë është diçka tjetër, por të thuash e dashuruar në dikë është tjetër. Këtu janë në pyetje emocionet dhe nuk e di se si dikush i dallon emocionet e mia. Ndoshta edhe ky është ndonjë ‘burim i afërt’,”, ka shtuar më tej Tuna.

YouTube Preview Image