Luftanijet e Fuqive të Mëdha grumbullohen në Raguzë

August 16, 2009   | Shoqëria / Društvo

Luftanijet e Fuqive të Mëdha grumbullohen në RaguzëULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (31)

Nga flota e bashkuar ndërkombëtare askush nuk kishte autorizime që të zhvillonte farë negociatash eventuale të reja për caktimin e kufirit. Përkundrazi, komandanti suprem i flotës do të duhej të këshillohej me komandantët e tjerë për të gjetur mënyrën më të përshtatshme të zbatimit të vendimeve të Fuqive të Mëdha.
Po qe se autoritetet lokale do të përgjigjeshin se nuk kanë urdhër për ta dorëzuar krahinën e Ulqinit, atëherë do të duhej deklaruar se një përgjigje e tillë nuk do të mund të pranohej dhe se në rast se brenda tre ditëve nuk do të merrej përgjigje tjetër ose në qoftë se ajo nuk do të jetë e pëlqyeshme, kjo do të konsiderohet si refuzim. Atëherë komandanti suprem do të konsultohet me komandantët e tjerë aleatë mbi mënyrat më të mira të cilat mund të jenë të pranueshme për zbatimin e kërkesave të paraqitura në notën e 3 gushtit 1880 dhe me këtë qëndrim do t’i informonin qeveritë e veta.
Pas të gjitha përgatitjeve, me pëlqimin e të gjithë komandantëve, do të duhej të ftoheshin organet turke në pikën më të afërt që të bashkoheshin me Fuqitë e Mëdha për ta ndihmuar princin e Malit të Zi të merrte në zotërim rajonin e Ulqinit. Në qoftë se autoritetet turke do të përgjigjeshin se Porta e Lartë është e gatshme për ta dorëzuar krahinën e Ulqinit, por pengohet nga popullsia vendëse shqiptare, në një rast të tillë do të duhej të ftoheshin në një takim kryetarët e fiseve shqiptare, në mënyrë që të prezentonin kushtet, të cilat, sipas mendimit të tyre, mund ta bënin të pranueshëm dorëzimin.
Nga flota e bashkuar ndërkombëtare askush nuk kishte autorizime që të zhvillonte farë negociatash eventuale të reja për caktimin e kufirit. Përkundrazi, komandanti suprem i flotës do të duhej të këshillohej me komandantët e tjerë për të gjetur mënyrën më të përshtatshme të zbatimit të vendimeve të Fuqive të Mëdha.
Më në fund, Fuqitë e Mëdha, të vendosura për ta zgjidhur përfundimisht çështjen e Ulqinit në favor të Malit të Zi, u dhanë urdhër luftanijeve të tyre të grumbulloheshin në Raguzë. Duke filluar nga 30 gushti dhe fillimi i shtatorit 1880, luftanijet e Fuqive të Mëdha u bashkuan në Raguzë, në limanin e Gruzhës, i cili qe caktuar si vend tubimi. Në Gruzhë kishin dërguar luftanije këto shtete:
Rusia – “Sv. Ana”, 3202 tonash, 18 topa, 450W; “Askold”, 2402 tonash, 14 topa, 360W; “Elborus”, 764 tonash, 2 topa, 260W.
Austria – “Custozza”, 800 tonash, 8 topa, 5000W; “Princ Eugen”, 3550 tonash, 8 topa, 3000W.
Gjermania – “Victoria”, 1796 tona, 10 topa, 1300W.
Franca – “Friedland”, 8323 tonash, 8 topa, 3800W; “Suffrein”, 7600 tona, 16 topa, 4181W; “Hirondell”, 10030 tona, 2 topa, 1780W.
Anglia – “Alexandra”, 9492 tona, 12 topa, 8650W; “Temeraire”, 8412 tonash, 20 topa, 7700W; “Monarch”, 8322 tonash, 4 topa, 7842W.
Italia – “Palestro, 5780 tonash, 1 top, 3500W; “Venecia”, 5700 tonash, 8 topa, 4000W; “Vedeta”, 790 tona, 4 topa, 200W.
Në krye të flotës së kombinuar detare si komandant qe caktuar admirali anglez Boshun Seimur. Më 5 shtator 1880 Seimuri arriti në Raguzë, ndërsa më 8 shtator e ka marrë komandimin mbi tërë flotën e bashkuar ndërkombëtare.
Lidhur me situatën e krijuar, gazeta “Glas Crnogorca” e 30 gushtit 1880 shkruante: “Ulqini u bë qendër e vëmendjes në të cilin e ka drejtuar shikimin tërë bota politike. Fuqitë e Mëdha i dërguan luftanijet. Ndjehet frika nga dërgimi i flotës së bashkuar ndërkombëtare, sidomos te shqiptarët, gjë që është krejt normale, sepse turqit s’kanë ç’të humbin nga angazhimi eventual i flotës, ndërsa shqiptarët humbin shumë”.
Më 31 gusht 1880 u tubua ushtria malazeze në Cetinë, u organizua dhe u nis për në Sutorman. Asaj iu bashkuan edhe brigadat e vojvodë Llazar Soçicës dhe vojvodë Masho Gjuroviqit. Komandantë u caktuan vojvodët Bozho Petroviq dhe Petar Vukotiq.
Më 1 shtator 1880, Fuqitë e Mëdha ranë dakord për ta vënë në jetë demonstratën e flotës së bashkuar ndërkombëtare.

Mr. Riza Rexha
Koha Javore


2