Flaka Krelani, të ardhme ekonomisteje

August 21, 2009   | Lajmet / Vijesti

Flaka Krelani.1Këngëtarja kosovare Flaka Krelani sapo ka mbaruar provimet e fundit të shkollës së mesme të Muzikës ku ajo ka studiuar gjatë viteve të fundit. Studimet e larta duket se nuk do jetë në të njëjtën rrugë me ato të së mesmes, sepse këngatarja ka zgjedhur Ekonomikun si degën e saj të preferuar. Lidhur me këtë zgjedhje në një të përditshme kosovare Krelani ka komentuar se muzika i jep shumë siguri por një profesion i dytë është akoma dhe më mirë. E pyetur për balancën mes profesioneve Flaka tregon se muzika nuk do të lihet asnjëherë mënjanë, ndërkohë që për këtë verë ajo është e angazhuar vetëm me koncerte. Kjo sipas saj vjen jo se ka mungesë ofertash për bashkëpunim sepse të tilla nuk i mungojnë por sepse këto kohë ajo nuk ka në plan të fillojë asnjë angazhim për ndonjë këngë të re.

Panorama Plus

YouTube Preview Image