Bregdeti i Ulqinit pushtohet nga Boshnjakët dhe Kosovarët

August 22, 2009   | Turizmi / Turizam

Zbritje per pushime ne UlqinKlima e butë dhe e favorshme që ofron qyteti bregdetar i Ulqinit ka shtuar numrin e turistëve nga gjithë Europa.
Riviera Ulqinit ka pritur në 15 ditëshin e parë të gushtit numrin më të madh të turistëve të huaj, të cilët si asnjëherë tjetër kanë “pushtuar” plazhet më të bukura të vendit, me rulotat, çadrat, tendat apo shtëpitë provizore.
Klima e butë dhe e favorshme që ofronë qyteti bregdetar i Ulqinit si dhe deti i mrekullueshëm që zotërojnë këto zona, kanë shtuar numrin e pushuesve nga të gjithë trevat e rajonit.
Ndërthurja mahnitëse që natyra i ka falur këtyre zonave, duke i dhuruar dhe malin dhe detin njëkohësisht, ka lënë me gojë hapur vizitorët e huaj dhe bashkatdhetarët jashtë kufijve, që e kishin për herë të parë udhëtimin në këto zona.
Era e freskët e plazhit që të shoqëron përgjatë gjithë rrugës të jep mundësinë të shijosh pushimet, ende pa shkuar në destinacion. Vënia në funksionim e rrugës së re të Kracisë dhe Shqiperis para sezonit turistik ka shtyrë shumë Boshnjakë,Kosovarë,Hungarez,Polonez,Çehë,Slovak,Zvicranë,Austrijak,Italian,Ukranijan si dhe turistë nga Srbija dhe nga shumë vende të Bashkimit Europian, që të pushojnë në brigjet e Rivieres së Ulqinit.
Duke dalë në darkë për një shëtitje në shëtitoren tradicionale të Ulqinit sheh shumë të rinj që ulen buzë detit, duke e shijuar atë jo vetëm ditën, por dhe në orët e vona të natës. Duke iu afruar disa prej tyre, i sheh të bisedojnë shumë të frymëzuar. Ata e krahasojnë ndejtjen afër detit me pastërtinë e ndjenjave, të cilat ngadalë-ngadalë tregohen duke i shoqëruar me valët e detit, të cilat i japin ëmbëlsi çdo të riu. Këto mrekulli natyrore, si dhe mundësia për të eksploruar plazhe të virgjëratë Ulqinit që ka rritur ndjeshëm numrin e turistëve të huaj krahasuar me një vit më parë.

Lajme nga Ulqini

YouTube Preview Image