Kumtese per opinion; Projektligji per organizimin teritorjal te Malit te Zi

August 26, 2009   | Politika

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Nr.45  / 09

Ulqin, më 26.08 . 2009

KUMTESE PER OPINION

Këshilli  Nacional  i  Shqiptarëve në Malin e Zi,  si  institucion  i  cili përfaqëson dhe prezanton shqiptarët, duke qenë jetësisht i interesuar për realizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në Malin e Zi, këto ditë   në qendër të vëmendjes  ka projektet e Ligjeve që Qeveria i vuri në diskutim publik: Projektligjin për Organizimin Territorial të Malit të Zi dhe Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit të Vetqeverisjes Lokale.

Në këtë vazhdë Komisioni për dispozita i KNSH-së , me pjesëmarrje edhe të deputetëve shqiptarë si dhe të dy udhëheqësve më të lartë të KU të TUZIT (në përberje të zgjeruar), në dy mbledhjet e veta shqyrtoi projekt ligjet në diskutim , me theks të veçantë në , Projektligjin për Organizimin Territorial të Malit të Zi, për arsye të interesimit tonë jetik për formimin e komunës së plotë të Tuzit, në kufijtë natyrorë të Malësisë.

Në mbledhjen e zgjeruar, pas një shqyrtimi të gjithanshëm, ku pati shumë propozime e sugjerime, Komisioni konstatoi:

Meqenëse projektligji në fjalë  nuk përmbush  kriteret themelore, nuk parasheh dhe praktikisht  as  që mundëson realizimin e formimit  të Komunës së plotë të Tuzit, KNSH-ja, gjegjësisht Komisioni  për Dispozita  do  t’i  dërgojë   Propozuesit  vërejtjet  konkrete si vijojnë :

  • -Në nenin 7 të Projektligjit në fjalë, paragrafi 1, pas Komunës së Tivatit  duhet të rreshtohet  Komuna  e  Tuzit, kurse në pikën 16 a po të nenit 7 të përcaktohet përfshirja territoriale e Komunës së Tuzit, në kufijtë natyrorë të Malësisë.

  • – Sa i përket Projektligjit për Ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale,  meqenëse ky Projektligj nuk mundëson decentralizimin e njëmendtë në përputhje më praksën demokratike dhe Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale, vlerësojmë se edhe më tej ruan centralizimin  e pushtetit qendror ndaj komunave , dhe për këtë arsye propozojmë që ky të bëhet nga fillimi.


KRYETARI,

Tahir Tahiri

YouTube Preview Image
1