Teuta: Blero më rehaton shpirtin

August 26, 2009   | Lajmet / Vijesti

blero_teuta krasniqiKohëve të fundit është përfolur shumë lidhja ndërmjet Teuta Krasniqit dhe këngëtarit Blero, ndërsa ndërkohë që lidhja e tyre është forcuar më shumë- ata tashmë janë të fejuar dhe planifikojnë të martohen vitin e ardhshëm. “Fejesa ka ndodhur në mëngjesin e 27 korrikut në ditëlindjen time, kur Blerimi në një mënyrë shumë të veçantë e romanike më ka propozuar. Ka qenë moment jashtëzakonisht i bukur”, ka thënë Teuta në një intervistë me të përditshmen “Kosova Sot”. Aktorja shprehet e lumtur me lidhjen e saj dhe thotë se ka zgjedhur personin e duhur, i cili çdo ditë e më shumë i jep dashuri, respekt, përkrahje, mirëkuptim dhe ia rehaton shpirtin. Për më shumë, Teuta ka thënë se ata tashmë e kanë vendosur edhe datën e martesës, mirëpo nuk e ka bërë publike, porse ka thënë se do të ndodhë vitin e ardhshëm.

KUSH ËSHTË TEUTA KRASNIQI
Në kërkim të një roli të madh, por plot me oferta, si aktore dhe prezantuese. Vajza duket se e ka gjithçka të lehtë pasi të jesh një vajzë e bukur ka sigurisht pluset e veta. Por nëse kësaj i shton një vullnet të çeliktë, atëherë po, që ke në dorë çelësat e duhur për të arritur suksesin e dëshiruar. Ajo ka lindur në Prishtinë në një familje të emancipuar, ku është ushqyer me ndjenjën dhe dashurinë për artin. Prandaj edhe vetë nuk kishte sesi të mos lidhej pikërisht me artin. Ka mbaruar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, degën e artit dramatik, ndërkohë që tani po vazhdon studimet e pasdiplomës. Ajo është vajza e Milzaim Krasniqit, një figurë tepër e shquar në Kosovë dhe motra e Memli Krasniqit ish-këngëtar kurse tashmë zëdhënës i qeverisë së Kosovës. Nuk e ka prekur ende kulmin, por vazhdon të punojë me shumë vullnet e përkushtim në profesionin e saj të aktrimit për të arritur në caqet e dëshiruara. Dhe duket se ia ka parë hairin aktrimit, sepse nga djersa e saj në këtë profesion arrin të jetojë si pakkush në Kosovë që merret me këtë punë. Është njëra ndër aktoret më të angazhuara për momentin dhe më të pëlqyera. Mjaft e zënë rreth provave dhe xhirimeve në serialin “Kafeneja jonë”, por si duket për të boll nuk ka. Sepse, sikur të mos i mjaftojë kjo, Teuta ka bërë një hap më tej duke u angazhuar në një serial të ri me titull “Spitali KS”, i cili së shpejti do të fillojë të transmetohet në KTV. Po tashmë jo si aktore, por si bashkëprodu- cente. Aktualisht është e angazhuar edhe në një projekt tjetër, frytet e të cilit publiku do të mund t’i shijojë kur ai së shpejti të shfaqet në RTK. Është fjala për një emision të ri në televizionin publik, i cili do të ketë karakter humanitar. “Çdo ditë e re është një dhuratë dhe ne duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht në mënyrë që të ndjehemi të gjallë dhe të dobishëm për vete dhe njerëzit e dashur”, thekson aktorja.

Panorama Plus

YouTube Preview Image

9