Suksesi i piktores sonë Zake Prelvukaj në Tivar

August 28, 2009   | Shtypi / Mediji

Zake PrelvukajNgjyrat e Ballkanit-Konceptet e saja për artin
Ekspozita e saj në Galerinë Velimir A.Lekoviq tërhoqi vëmendjen e publikut të gjerë ku mbizotëroj fantazia,racionaliteti dhe madhështia
Artistët shqiptarë kanë pushtuar qendra Evropiane me punimet, veprat, kompozimet, lojën aktoreske të dramës, baletit, ato të filmit dhe të lloj,lloj krijimtarie artistike duke u vlerësuar nga kritikët si ambasadorë të kulturës dhe artit shqiptar,sepse subjektet e tyre artistike me poliseminë dhe tendencat e tyre kuptohen shumë më mirë si kordinata universale si krijime që në të shumtën e rasteve përcakton tek krijuesit raportet jo vetëm emocionale, por edhe ndjesitë e brendshme të tyre, sidomos qenësinë e botës ku jetojnë duke kërkuar origjinalitetin me fluksin e krijimtarisë së tyre.
Pa dyshim se kjo na gëzon për faktin se ata depërtojnë jo falë Ministrisë së Kulturës, shoqatave profesionale, por angazhimeve vetanake, sepse sjellin vlera të reja si interferime artistike që krijojnë vlerat e mirëfillta estetike për të cilat pushtetarët kompetentë as që çajnë kokën e sidomos ai që është më i thirrur për këto gjëra.Zake Prelvukaj_Bill Clinton
Një ndër këto artiste është pa dyshim edhe piktorja e jonë e njohur Zake Prelvukaj e cila me individualitetin krijues,imazhet e saja ndaj ngjarjeve aktuale sikur na paraqiten si të rastësishme, por mbajnë në vete në kontekstin e tyre veprimet diabolike si faktor shpirtëror që komunikon në heshtje si kontemplacion dhe nga ky kënd vështrimi ajo e materializon në artin e sotëm kontemporan-postmodernizmin dhe vlerat e saj shpirtërore dhe artistike.
Nuk jam kritik arti,por jam pasionant si kishin me thënë vëllezërit tanë matanë kufirit shqiptaro-shqiptar, por jo pasionant pasiv por shumë aktiv, sepse historinë e artit në Akademinë muzikore të Sarajevës e kam dëgjuar plot katër semestra – dhe le të më lejohet ta bëj një vështrim për këtë autore të shquar – dhe për ne të degës së muzikës ka qenë lënda më e vështirë dhe dashtë e pa dashtë kemi qenë të detyruar të mësojmë me orë, ditë dhe muaj të tëra dhe me siguri se më ka ngelur diç prej saj edhe në kokën dhe shpirtin tim.
Me rastin e Zakës,kam një njohuri më të madhe, sepse veprat e kësaj artiste plotë jetë dhe gjallëri krijuese tash e plotë tri dekada e kam përcjell rrugën artistike dhe e njoh mirë artin e saj si dhe tendencat e reja të cilat ajo i kultivon.
Sipas mendimit tim ajo vazhdon me konsekuencë krijimtarinë e mirëfilltë nëZake Prelvukaj.2 ketë art dhe superon me shkathtësi me imazhet të cilat nuk janë larg nesh, por kontakton direkt me to siç është rasti me ekspozitën që e ka hapur muajin e kaluar në Tivar me titull “Ngjyrat e Ballkanit”,me të cilën promovohet për të parën herë me krijimtarinë e saj të artit pamor në një ambient që është më afër atmosferës krijuese, sepse ka lindur në atë shtet para plot katër dekadave në fshatin e bukur Martinaj që shquhet për trimërinë dhe njerëzit bujarë. Ajo tani e realizoj performansën si ëndërr të saj të kahmotshme edhe pse larg vendlindjes, por jo edhe larg shtetit .
Më kujtohet kur patë ardhur për të studiuar, kam qenë prodekan në Fakultetin e Arteve në vitet e largëta 1986 duke e dhënë provimin me sukses në atë konkurrencë të madhe pa intervenime të zakonta që ndodhnin në atë sektor të artit.
Zake Prelvukaj.3Si krijese e talentuar, të cilën më vonë edhe e dëshmoi me vlerat shpirtërore, duke qenë njëra ndër studentet më të mira të klasës të piktorit të njohur Nysret Salihamixhiqiqit ku edhe u diplomua në vitin 1990, kurse më vonë i kryen edhe studimet pasuniverzitare te piktori Muslim Mulliqi në vitin 1997.
Tani është profesoreshë në Akademinë e Arteve e cila me ekspozitat e shumta personale dhe kolektive është fituese e shumë shpërblimeve,mirënjohjeve siç janëato në Bienalen e Prishtinës të vizatimit në Prishtinë 2004, në Lugano-Zvicër shpërblimin në Bienalen Internacionale të vizatimit 2005,Galerinë internacionale të Portretit në Tuzla, Bosnje e Hercegovinë 2006 dhe të tjerat.
Ajo në fakt paraqet imazhet që lëvron në pikturë me vizione të veçanta figurative me dimensione të mëdha, ku arti i saj konsiston dhe që shfaqet si vlerë, por jo si monokromi, por plotë pastërti supreme individuale.
Në biseda me kolegët e mi dhe profesorët e saj, mësova se gjithnjë e kanë vlerësuar si artiste që ka aftësi të “prek”në thelbin e zonave të komunikimit që me sens i përjeton si përzgjedhje te imazheve ekzistente, si një lloj shkarkimi jo vetëm emocional por edhe estetik dhe artistik.No name_zake prelvukaj
Ekspozita e saj në Tivar karakterizohet me determinizmin e thelbit të artit të saj të kondensuara si tregime sublime për njerëzit, hapësirën, pjesëmarrësit e globalizmit “të ecurisë së civilizimit”.
Siç thotë autorja e shkrimit në Katalogun e saj për këtë artiste dhe penelatët e saja, Anastazija
Miranoviq, për sa i përket strukturës paterne mes tjerash thotë: “Është artiste e cila nuk hamendet për të studiuar “zbulimet” e veta duke i demonstruar përmes koncepteve të qarta që e eksploaton edhe fizikumin e vet.
Cikli i punimeve të emërtuara “ Trupi i im si furçë” në mënyrë impulsive sugjeron nevojën e artistes që në mënyrë eksplicite dhe të drejt përdrejtë shfaqë nevojën e procesit krijues dhe idenë e transformon në materie.
Dekomponimi i trupit restaurohet për ta konstruktuar një trup të ri,që në fakt nuk është qëllimi parësorë, nuk është as dominant si materie e kategorisë estetike,por trupi është furçë e cila ngjyros bazën,pëlhurën, tokën – Ngjyrat e Ballkanit.
Zake Prelvukaj.4 Regjenerimi i trupit përmes reinkarnimit të ri artistik është kureshtje që artistja nuk mund të mos i përgjigjet, aq më tepër kur ajo me kamerën e saj performon dhe kështu realizon dy veprime mediatikë, body art, performans, video art me mundësit e shumta multiplikative, e që i shtojnë jetën e trupit. Kështu trupi shtrydh atributet stereotipe fizike duke u transformuar në furçë të lindurit e artit, kurse fëmijët e saj janë vepra të lindura me trupin e saj. Kështu artistja krijon qenien me frytin e saj. Të theksuarit e ekstremiteve trupore, dorën e vet, dhe elementet e tjera gjatë një vargu punimesh me të cilën artistja “hedh faculetën në fytyrën e turpit”. Punimet nga cikli “Ikset flasin” dhe “Shigjetat”, sikur e përpunojnë ato thënie paraprake si simbole të rrugës jetësore,në dinamikën e përhershme lart-poshtë,djathtas-majtas, ndoshta janë kthesat markante në kuptimin e të qëndruarit të artit”.
Zakë Prelvukaj, siç konstaton kritikja e artit, “në mënyrë permanente ndjek dhe njëkohësisht zgjedh me shigjetë epiqendrën e emocioneve të egos së saj”.Zake Prelvukaj.5
Mënyra e shtrimit të këtyre opsioneve në veprat e Zake Prelvukaj si subjekte artistike në trajtimin e saj koincidon me qartësinë e imazheve të kultivuara të kësaj piktoreje si kredo i kreacioneve abstrakte dhe metafizike si vlera artistike, bazuar në ontologjinë e saj duke përkrahur tezën e universalitetit të artit në tërësinë e saj si kohezion poetik.
Dhe këtë shkrim timin që është një përpjekje modeste për ta sqaruar kredon e saj krijuese e kisha përfunduar për artisten tonë të madhe me sentencën shumë të njohur filozofike “Ju heshtni në artin tuaj aq thellë sa ne pa mundime e ndjejmë tërësisht”.

Akil Koci
Koha Javore

YouTube Preview Image