Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga ka përgëzuar nxënësit dhe arsimtaret e shkollave

August 29, 2009   | Lajmet / Vijesti

Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga ka përgëzuar nxënësit dhe arsimtaret e shkollave fillore dhe të mesme për fillimin e vitit të ri shkollor. Më të vegjëlve, të cilët për herë të parë ulen në bankat e shkollës Kryetari Hajdinaga iu drejtohet:
“Sot ju nisni për së pari garën e dijes, garë e cila ka qenë dhe është promotori kryesorë i zhvillimit të qytetëruar të kombeve dhe vendeve,andaj urime dhe suksese në këtë rrugë”.
Edhe me këtë rast Kryetari Hajdinaga ka përsëritur që ekzekutivi të cilin ai drejton është i përkushtuar të përkrah arsimin dhe shkollen.

Municipality of Ulcinj / Ulqin -Montenegro
Arsllan Hajdinaga

YouTube Preview Image