Intervistë me Myftiun e Malit të Zi Ef.Haxhi Jusuf Gjokaj

September 1, 2009   | Intervista / Intervju

Haxhi Jusuf Gjokaj.1Ramazani është rifreskim i besimit
Koha javore: Zotëri Myfti, a mund të na thuani diçka për rëndësinë e muajit të Ramazanit?

J.Gjokaj: Muaji i Ramazanit është muaj i madhëruar, muaj i dashurisë ndaj Allahut xh.sh., muaji i ibadetit-adhurimit të Allahut xh.sh., është muaji që të gjithë myslimanët në tërë botën agjërojnë në një kohë të caktuar.
Për vlerën dhe rëndësinë e këti muaji Allahu xh.sh. në Kur’an thotë: “ Në muajin e Ramazanit ka filluar shpallja (zbritja) e Kur’anit, i cili është udhërrëfyes i njerëzve dhe dokument i qartë i rrugës së drejtë, që e dallon të mirën prej të keqes. Kush prej jush gjatë këtij muaji është te shtëpia le ta kalojë në agjërim, e nëse sëmuret ose qëllon në udhëtim le t’i zëvëndësojë (me agjërim) ato ditë pas Ramazanit. Allahu don që të na lehtësojë dhe jo të na e vështirësojë që numrin e caktuar të ditëve ta plotësoni dhe që Allahun ta madhëroni për atë që na tregoi rrugën e drejtë, të jeni falënderues.”

Koha javore: Zotëri Myfti, na tregoni diçka për zanafillën e agjërimit?

J. Gjokaj: Për besimtarët e besimit islam është e qartë se vjen nga Kur’ani famëlartë. Në ajetin 184 të sures Bekare thuhet: “. O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (El-Bekare:183)
Pra është e qartë se Kur’ani na jep të kuptojmë historikun e agjërimit edhe për popujt e tjerë para Muhammedit a.s. që don të thotë se edhe pejgamberët tjerë e kanë pasur të shpallur si obligim agjërimin.

Koha jvore: Na tregoni diçka më tepër për menyrën e agjërimit në fenë Islame dhe obligimet që i ka besimtari në këtë muaj?
J. Gjokaj: Agjërimi i muajit të Ramazanit është njëra ndër pesë shtyllat themelore të islamit. Ai që e refuzon (nuk e beson) konsiderohet mosbesimtar, kurse kush nuk e agjëron për shkaqe të tjera të paarsyeshme është gjynahqar-mëkatar. Pra, agjërimi është bërë obligim me fjalën e Allahut xh.sh. dhe me fjalën e të dërguarit Muhammedit a.s. si shpjegues i Kur’anit dhe besimit islam. Agjërimi fillon para lindjes së diellit dhe përfundon me përëndimin e diellit. Gjatë kësaj kohe për besimtarin janë rreptësisht të ndaluara: ushqimi, pirja, duhani, marrëdhëniet seksuale. Qëllimi i agjërimit është për të treguar besnikërinë dhe përkushtimin ndaj Allahut xh.sh. Çdo i rritur i shëndoshë, mysliman e myslimane është i obliguar të agjërojë. Para se të fillojë agjërimi duhet bërë nijet (të shprehet vendimi për të agjëruar). Mjafton që ky vendim të jetë me zemër dhe bindje të plotë.
Ramazani është muaji i lutjeve, bamirësisë, rifreskim i besimit, përforcimit të marrëdhënieve farefisnore, fqinjësore dhe miqësore përmes iftareve të përbashkëta.
Gjatë këti muaji falet edhe namazi i Teravive, natën pas namazit të jacisë. Sipas traditës së Muhammedit a.s. Sufuri është koha në të cilën ushqehemi dhe përgatitemi për agjërim si dhe koha kur bëjmë nijetin.
Iftari është momenti kur duhet të ndërpritet agjërimi dhe bëhet duke e falënderuar Allahun xh.sh. që na ka mundësuar që ti kryejmë obligimet ndaj Tij dhe të shprehim mirënjohje ndaj mirësive të Tij. Pos dobive shpirtërore nga agjërimi kemi edhe dobi trupore disa prej të cilave i ka vërtetuar edhe medicina bashkëkohore. Muhammedi a.s. ka thënë: “ Sikur të dinin besimtarët sa dobi ka prej agjërimit do të dëshironin të ishte i tërë viti Ramazan”.

Koha javore: Pasi që në këtë muaj është edhe nata Lejletul Kadër e cila ka një rëndësi të veçantë për agjëruesit, na tregoni diçka më shumë për këtë natë?

J. Gjokaj: Për rëndësinë e kësaj nate ka folur Allahu xh.sh. në Kur’an: Haxhi Jusuf Gjokaj“Pasha Librin sqarues (Kur’anin)! Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam tzu tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.” (Ed-Duhan:1-4)
Në Kur’an në kaptinën Kadër Allahu xh.sh. thotë: “ Ne e zbritëm atë (Kurzanin) në Natën e Kadrit. E çztë bëri ty të dish se çzështë Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!” (Kadr:1-3)
Allahu xh.sh. në këtë kaptinë (Kadr) don të ju thotë besimtarëve se obligimet që i kryejnë ndaj Allahut xh.sh.; me gjithë vështirësitë siç janë nxehtësia, lodhja trupore dhe shpirtërëre pa dyshim se do të shpërblehen shumëfish. Allahu xh.sh. me këtë sure na bën të ditur se është i kënaqur me besimtarë dhe e spjegon qartë shpërblimin.
Për të folur për muajin e bekuar të Ramazanit nuk mjafton një intervistë, sepse përmasat e dobive të tij i tejkalojnë dimesionet e të kuptuarit tonë. Përveç të mirave në këtë botë, shpërblimet më të mëdha do të jenë inshAllah në botën e amshueshme.

Koha Javore
Ka nisur grumbullimi i mjeteve financiare për ndërtimin e xhamisë në Fushë të Ulqinit.

Xhamia do të jetë shumë funksionale: 1 mijë vende për falje, vend për mirëmbajtjen dhe pregaditjen e xhenazes (gasulhanja), mejtep, bibliotekë,sallë, kafiteri, vende për parkim etj.
Deri më tash është blerë trolli i xhamisë dhe është punuar projekti ideor.Lusim Allahun Fuqiplotë që çdo ndihmë tuajën ta radhisë në vepra të mira.

BASHKËSIJA ISLAME E ULQINIT

Bashkesija Islame e Uqinit

Xhirollogaria:510-12295-15

Informatat në tel/fax:
Tel/fax:+382 30 413-257
Mobil :+382 69 037-681
Mobil :+382 69 473-400

YouTube Preview Image