Peshkohet pirana në Liqenin e Shkodrës

September 3, 2009   | Shtypi / Mediji

Pirana ne Liqenin e ShkodresPeshkatari, Tiho Pajovic, në Liqenin e Shkodrës peshkoi një piranë të Amazonës. Derisa po e tërhiqte rrjetën e tij Pajovic vërejti një peshk të pazakontë dhe e njoftoi Drejtorinë e Parkut Nacional Liqeni i Shkodrës.
Ndërkohë, iktiologu, Danilo Mrdak, konstatoi se bëhej fjalë për një piranë nga Amazona.
Nuk u precizua nëse ky lloj i piranës i sulmon njerëzit, megjithëse nuk përjashtohet rreziku për notues, sepse dihet që piranat sulmojnë në tufa, të cilat mund të kenë deri në 200,000 copë.

Gazeta Express

YouTube Preview Image