KB”Ulqini” në turne ndërkombëtar në Prizren
Skuadra e Bashkimit do ta organizoj prej 25 e deri më 27 shtator turneun ndërkombëtar të basketbollit, “Fair Play”. Përveç nikoqirit, në këtë turne do të marrin pjesë edhe Sigal Prishtina, Vardari dhe Ulqini.
Skuadra e prizrenase, Bashkimi nga Prizreni do ta organizojë për herë të parë turneun ndërkombëtar të basketbollit, “Fair Play”.
Përveç organizatorit, Bashkimit, në këtë turne do të marrin pjesë edhe Sigal Prishtina, Ulqini nga Mali i Zi dhe Vardari nga Maqedonia.
“Pjesëmarrjen në këtë ngjarje sportive e kanë konfirmuar tri klubet e
njohura të basketbollit në regjion: Ulqini nga Ulqini i Malit të Zi, Vardari nga Shkupi
i Maqedonisë, Sigal Prishtina si kampion i Republikës së Kosovës dhe Bashkimi si nënkampion i shtetit”, thuhet në një komunikatë të lëshuar për media nga Bashkimi.
“Qëllimi primar i mbajtjes së këtij turneu është t’i ofrojë rinisë sonë mundësinë të garojë dhe të krijojë miqësi brenda arenës së sportit të basketbollit”, thuhet më tej në këtë komunikatë, në të cilën theksohet se Bashkimi është i angazhuar që ta bëjë këtë turne një ngjarje të pëlqyeshme sportive.
Turneu do të mbahet në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren prej 25 e deri më 27 shtator.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në bazë të rregullave të FIBA-s dhe ato mund të ndryshohen vetëm nëse vendos organizatori. Ndërsa secila skuadër do t’i zhvillojë nga tri ndeshje dhe në fund mësohet emri i ekipit fitues.
Gazeta Express














