Marigona: Kam shumë oferta dhe nuk dua të ngutem

September 9, 2009   | Lajmet / Vijesti

Marigona Dragusha.5Është shpallur shoqeruesja e dytë e Miss Universe 2009, ndërsa dhjetëra oferta nga shtëpi të njohura mode i kanë ofruar bashkëpunim modeles kosovare, Marigona Dragusha, e cila ka vendosur të mos ngutet. “Është çmim shumë i madh dhe ndihem jashtë mase krenare që kam përfaqësuar Kosovën dhe jam kthyer me këtë çmim kaq të rëndësishëm për vendin dhe veten”, është shprehur Marigona në një intervistë për “Infopress”. Bukuroshja ka pasur mundësinë t’i bashkëngjitet kompanisë së modelimit “Trump”, por ajo thotë se nuk ka nënshkruar asgjë, pasi që ka shumë oferta dhe nuk dëshiron të ngutet. “Unë ende nuk kam nënshkruar kontratë me kompaninë ‘Trump’, sepse kam shumë oferta dhe nuk dua të ngutem. Por nëse arrij marrëveshje dhe nënshkruaj, kontrata do të jetë për dy vite”, thotë Marigona.

Vip.shqiperia

YouTube Preview Image