Arta Arifi: Nuk jam as fanse e Korabit,lëre më të kem diçka me të

September 13, 2009   | Lajmet / Vijesti

Arta ArifiNjë foto e përbashkët e realizuar në një ditëlindje në mes këngëtarit Korab Shaqiri e modeles Arta Arifi ka ngjallur shumë reagime në media. I pari dyshon se publikimi i kësaj fotoje është bërë me qëllim nga ana e modeles e cila ‘ëndërron’ të jetë në lidhje me të, ndërsa e dyta reagon duke mohuar çfarëdo mundësie të tillë. “Ajo që Korabi ka thënë nuk është aspak e vërtetë. Ato foto kanë qenë në Facebook-un tim, por kanë qenë në mënyrën më shoqërore ashtu edhe si i kemi pasur raportet, kanë qenë në ditëlindje të një shokut tonë, i kam publikuar se thjesht me gjithë shoqërinë time kam foto në FB”, justifikohet Arta duke shtuar se nuk e kupton pse Korabi kishte arsye për t’u shprehur në atë mënyrë, “e kam njohur si djalë me edukatë që i përket një familjeje shumë të mirë, gjithashtu edhe familja ime e kanë ftuar për drekë tek shtëpia ime, sepse babi i tij ishte mik i shtëpisë sonë dhe është ende. Gjithashtu babai i tij ka bërë edhe këngë për vëllain tim dëshmor Skifter Arifin. Unë dhe Korabi kemi qenë vetëm miq dhe asnjëherë nuk më ka pëlqyer dhe nuk më pëlqen në mënyrën siç ka thënë ai. Dhe nuk kam nevojë të bëhem e famshme në emër të tij, sepse unë ka kohë që merrem me botën e artit, kurse Korabi është fillestar kështu që nuk jam as fanse e tij se lëre më të kem diçka me të”, thekson modelja.