Shtyhet tenderi për dorëzimin e ofertave për NHT “Riviera e Ulqinit”

September 14, 2009   | Ekonomia / Ekonomija

Tender_NHT _Riviera e UlqinitAfati deri më 23 tetor
Podgoricë – Agjencia për Ristrukturimin e Ekonomisë dhe Investimeve të Huaja ka shtyer deri më 23 tetor afatin për dërgimin e ofertave për blerjen e 60.73 për qind të aksioneve të NHT “Riviera e Ulqinit”.
Kërkesat për blerjen e dokumentacionit të tenderit, me çmim prej 10 mijë eurosh, mund të dorëzohen deri më 22 tetor, ndërsa blerësit e interesuar në ndërkohë mund të vizitojnë kompaninë dhe dhomën me të dhëna.
Tenderi është hapur më 8 qershor, ndërsa afati paraprak për dorëzimin e ofertave ka qenë 8 shtatori.
Pjesëmarrësit në tender mund të formojnë konzorciumin me kompanitë e tjera para apo pas blerjes së dokumentacionit të tenderit.
Pronarë të aksioneve të NHT “Riviera e Ulqinit” të cilat shiten janë Fondi i Sigurimit Pensionist dhe Invalidor, i cili ka 24.18 për qind të aksioneve, Fondi për Zhvillim 18.79 për qind, Qeveria e Malit të Zi 9.7 për qind dhe Enti për Punësim 8.06 për qind.
Vlera nominale e kapitalit të NHT “Riviera e Ulqinit”, sipas të dhënave të azhurnuara të Agjencisë Qendrore të Depozitimit, është 62.99 milionë euro.
Kapitali i kompanisë është i ndarë në 1.59 milionë aksione, me vlerë nominale 39.5 euro.

Kohapress
[flv width=”580″ height=”400″]http://www.velikaplaza.info/gallery/video/stream.php?f=Velika_Plaza_movie_Jan_2009.flv[/flv]