19 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi

September 15, 2009   | Shtypi / Mediji

Lidhja-Demokratike-në-Mal-të-ZiBesnikë orientimeve programore
Lidhja Demokratike në Mal të Zi po shënon edhe një përvjetor si parti parlamentare, gjithnjë në mbrojtje të interesave të pjestarëve të popullatës shqiptare në Mal të Zi. Andaj, në 19-vjetorin e themelimit të vet, si parti politike nacionale shqiptare në të gjitha trojet shqiptare në Mal të Zi, përfitojmë nga rasti të përshëndesim dhe të falënderojmë të gjithë votuesit e kësaj partie gjatë gjithë këtyre viteve, themeluesit dhe veprimtarët partiakë, të cilët me përkushtim të thellë u mbetën besnikë orientimeve programore të LD në MZ.
Në këtë përvejtor, kur përkujtojmë një moment të rëndësishëm në vetorganizimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi, duam të jemi më modestë, për sa i përket festimit, pasiqë kemi edhe shumë punë për të realizuar në kuadër të programit tonë partiak, në radhë të parë në realizimin e projektit për Komunë të plot të Malësisë, por duam të përkujtojmë se LD në MZ, edhe në të ardhmen do të vazhdojë angazhimin maksimal në ruajtjen dhe afirmimin e interesave dhe vlerave tona nacionale, qofshin ato politike, kulturore, civilizuese apo shpirtërore, duke i ftuar të gjitha partitë e tjera nacionale shqiptare që, në këtë drejtim, të na bashkëngjiten.
Shpresojmë se Njëzetvjetorin e themelimit të subjektit të parë nacional-shqiptar në Mal të Zi, do ta festojmë të gjithë së bashku, në komunën e plotë.
Në të njëjtën kohë, edhe në këtë përvjetor, edhe një herë, duam që të përsërisim indinjatën tonë të thellë lidhur me aksionin famëkeq policor, të realizuar më 09. shtator 206, me ç’rast, në emër të shteti të Malit të Zi, u torturuan familjet malësore, u përdhos flasmuri ynë, u fyen ndjenjat tona nacionale dhe u arrestuan 18 malësorë, që pjesa më e madhe e tyre, pastaj u dënuan në një proces të montuar politik.

N.Camaj
Koha Javore