Diplomacia në udhëkryq

September 17, 2009   | Shtypi / Mediji

refugjatet nga kosovaNdërsa Kosova është duke iu afruar fundit të dekretimit të ambasadorëve për misionet e reja, aktualisht janë dy vende Maqedonia dhe Mali i Zi me të cilat ende nuk janë vendosur raportet në nivel diplomatik. Këto dy vende kanë njohur pavarësinë e Kosovës me 9 tetor të viti të kaluar, hap ky i cili është vlerësuar me tone më pozitive nga politika zyrtare e Kosovës. Teksa bashkëpunimi i Kosovë me këto dy vende vlerësohet tejet i mirë, komunikimi në rrafshin diplomatik vazhdon të jetë në një ngërç pozicion.

Shkupi do raporte të mira me Serbinë dhe Kosovën
Njohja e Kosovës nga këto dy vende ka reflektuar në raportet e tyre me Serbinë. Kjo e fundit menjëherë ka shpallur ambasadorët e tyre persona non grata. Aktualisht diplomacia maqedonase vazhdon të ruajë pozicionin e saj karshi Serbisë në raport me Kosovën. Me një fjalë Shkupi dëshiron raporte të mira edhe me Serbinë edhe Kosovën. Presidenti Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në një bisedë për radion DW, duke folur për bashkëpunimin në nivel rajonal, tha se shpreh gjithë angazhimin intelektual dhe kualitetin moral që Maqedonia të jetë partner i denjë i fqinjëve, por edhe tërë botës. Pas katër muaj në kolltukun e presidentit të Maqedonisë, ai tha se raportet me shtetet fqinje janë më të mira se më parë: “Gjatë 4 muajve të kaluar jam takuar pesë herë me presidentin shqiptar Topi, katër herë me presidentin serb Tadiq, katër herë me atë bullgar Parvanov dhe ende nuk jam takuar me presidentin grek”. Ai tha se raportet ndërfqinjësore janë duke u zhvilluar në parimet e bashkëpunimit reciprok dhe të hapur ndaj të gjithëve, por Maqedonia ende ka probleme në raport me Serbinë për shkak të njohjes së Kosovës.

Ftohja e raporteve me Kosovën, nxeh ato me Serbinë
Ai tha se inaugurimi i tij presidencial, në të cilën nuk ka ftuar presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka qenë një mundësi e shkëlqyeshme për të përmirësuar raportet me Serbinë. Por nga ana tjetër ai ka ftohur raportet me Kosovën në të cilën është dashur po ashtu të angazhohet. “Inaugurimin e kemi shfrytëzuar si një moment që përsëri të vendosim raporte të mira ndërfqinjësore me Serbinë. Mosmarrëveshjet me Kosovën i kemi tejkaluar me vizitën e Sejdiut në Maqedoni. Me të jam takuar dy herë në Vlorë dhe Ohër dhe kemi biseduar në mënyrë të hapur dhe sinqertë për të gjitha çështjet”, tha Ivanov.

Mali i Zi do riatdhesimin e refugjatëve romë
Për sa i përket Mali i Zi, ky vend ende nuk ka artikuluar qartë qëndrimin e saj rreth vendosjes së raporteve diplomatike. Tash së fundi e përballur me refugjatët romë nga Kosova ajo në kontakte joformale ka sinjalizuar vendosjen e raporteve diplomatike, por paraprakisht që Kosova të bëjë riatdhesimin e refugjatëve romë. Një sinjal të tillë i është kumtuar anëtares së Komisionit parlamentar për integrime evropiane gjatë një konference në Kroaci javën e kaluar. Një zyrtare e lartë e partisë së kryeministrit Gjukanoviq, gjatë një bisede joformale, citohet t’i ketë shprehur problemin e riatdhesimit të refugjatëve romë nga Kosova. Të zhvendosurit e komunitetit rom nga Kosova në Mali i Zi kohë më parë janë kthyer në vend, mirëpo në mungesë të strehimit sërish janë kthyer prapa. Por tashmë ata kanë mbetur në rrugë, pasi vendstrehimet e tyre janë zënë.

I.K.
Kosova Sot