Ligjëratë e Edin ef. Gjonit me rastin e muajit të ramazanit – Video

September 19, 2009   | Shtypi / Mediji

Edin ef. GjoniNjeriu brenda vizionit Kur’anor
Ulqin – “Njeriu është kurora e krijimit të Zotit dhe krijesa e vetme për të luajtur rolin e mëkëmbësit të Zotit në tokë”, tha Edin ef. Gjoni, në ligjëratën e tij me titull “Njeriu brenda vizionit Kur’anor” (Periudha para rënies), që u mbajt të shtunën në Qendrën e Kulturës në Ulqin.
Ai tha se Zoti ka pasur besim te njeriu, por që krijesat e tjera nuk kanë qenë të lumtura që njeriu do të jetë mëkëmbës i tij në tokë.
“Kur shohim gjakderdhje, etj., atëherë shohim se shqetësimet e melekëve (engjujve) dhe krijesave të tjera nuk kanë qenë të pabaza”, tha ai.
Sipas tij, “ekzistenca e njeriut në tokë është shprehje e dashurisë së Zotit dhe secili njeri ka misionin e vet”.
Gjoni tha se njeriu përmban dy elemente: trupin dhe shpirtin, pra edhe tokën edhe qiellin.
“Shpirti është ai që i jep jetë njeriut. Shpirti e ka të huaj tokën. Toka është ekzil dhe gyrbet për shpirtin (njeriun)”, tha ai.
Sipas tij, ideja për Zotin dhe botën tjetër janë imanente te njeriu.
“Feja gjithmonë ka ekzistuar te njeriu dhe njeriu nuk ka ekzistuar kurrë i ndarë nga feja”, tha ai.
Ligjërata kishte për qëllim, siç tha Gjoni, të përgjigjet në pyetjen “kush është njeriu?” dhe “për t’u njohur më mirë me veten tonë”.
Gjoni tha se nuk mendon se mund të japë përgjigje përfundimtare në këto pyetje pasi që i kupton kufizimet e tij në kuptimin e Kur’anit.
Edin ef. Gjoni ka mbaruar Fakultetin Teologjik dhe studimet e magjistraturës në Kajro. Ai aktualisht ushtron detyrën e imamit në Qendrën Islame në Queens të Nju Jorkut.
Mbrëmja u organizua nga Bashkësia Islame e Ulqinit me rastin e muajit të Ramazanit.

I.Kallaba
Koha Javore

Pamja e Projektit të xhamisë në Fushë të Ulqinit

Pamja e Projektit të xhamisë në Fushë të Ulqinit

Ka nisur grumbullimi i mjeteve financiare për ndërtimin e xhamisë në Fushë të Ulqinit.

Xhamia do të jetë shumë funksionale: 1 mijë vende për falje, vend për mirëmbajtjen dhe pregaditjen e xhenazes (gasulhanja), mejtep, bibliotekë,sallë, kafiteri, vende për parkim etj.
Deri më tash është blerë trolli i xhamisë dhe është punuar projekti ideor.Lusim Allahun Fuqiplotë që çdo ndihmë tuajën ta radhisë në vepra të mira.

BASHKËSIJA ISLAME E ULQINIT

Bashkesija Islame e Uqinit

Xhirollogaria:510-12295-15

Informatat në tel/fax:
Tel/fax:+382 30 413-257
Mobil :+382 69 037-681
Mobil :+382 69 473-400

Mozaiku – 12 09 2009

http://www.rtcg.me/images/biblioteka/audio_video_arhiva/Mozaiku-12092009.flv