Genta Ismajli dhuron një rrogë në muaj për një familje në nevojë

September 20, 2009   | Lajmet / Vijesti

Genta Ismajli.1Këngëtarja Genta Ismajli ka treguar edhe një herë shpirtin e saj human. E ftuar në emisionin humanitar “Lidhja mes nesh” në RTK të Teuta Krasniqit, ajo i ka dhuruar një familjeje skamnore një rrogë për çdo muaj, e cila fitoi edhe një shtëpi në këtë emision.
Ajo e emocionuar i ka premtuar kësaj familjeje se do t’i japë për çdo muaj nga një rrogë, edhe pse nuk e ka përmendur shumën apo se për sa kohë do të zgjasë kjo.Tash së fundi këngëtarja është paraqitur me një video dhe këngë të re të titulluar “Si panter i zi”.
Video është punuar nga regjisori serb Dejan Miliceviç, ku Genta në disa pjesë të klipit ka huazuar pamje dhe grim nga këngëtarja amerikane Rihanna.
Ky huazim nuk është i pari, pasi në karrierën e saj gjithmonë ka pasur gjëra të huazuara nga të tjerët, që nga Amerika deri në Arabinë Saudite.

YouTube Preview Image
3