341 vende për studentët shqiptarë nga Mali i Zi

September 23, 2009   | Shtypi / Mediji

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së ShqipërisëMinistria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Shqipërisë ka lejuar plot 341 vende për regjistrimin e studentëve shqiptarë nga Mali i Zi që dëshirojnë të studiojnë në universitetet e Shqipërisë.
Numri më i madh i vendeve për regjistrim, 151 sosh, edhe sivjet është parashikuar në Universitetin e Shkodrës »Luigj Gurakuqi«, pastaj në atë të Tiranës, 95 vende. Kuota për studentët shqiptarë në Mal të Zi janë parashikuar edhe në Universitetin Politeknik të Tiranës, Universitetin Bujqësor të Kamzës, Universitetin e Vlorës, si dhe në Akademinë e Arteve dhe atë të Sporteve.
Regjistrimi i studentëve edhe sivjet do të bëhet përmes Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave.
Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se të rinjtë e interesuar duhet të dorëzojnë pranë kësaj ministrie brenda datave 23-25 shtator kërkesën për regjistrim, dëftesën origjinale të notave për vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt të shkollës së mesme, çertifikatën e shtetësisë dhe çertifikatën mjekësore.
Pas shpalljes së listës së studentëve fitues në degët përkatëse, regjistrimi i tyre do të bëhet më 1, 2 dhe 3 tetor.

Kohapress