Diaspora fton për unitet

September 23, 2009   | Shtypi / Mediji

globe only logoHartohet Elaborati i Fizibilitetit për Komunë të Plotë
Disa organizata shqiptaro-amerikane që veprojnë në SHBA, kanë nisur iniciativë për të krijauar një unitet në skenën politike shqiptare në Malë të Zi, në lidhje me përkrahjen e Projekt-Elaboratit të fizibilitetit mbi arsyetushmërinë dhe qëndrueshmërinë ekonomike të Komunës së Malësisë/Tuz.
Në letër dërguar të gjitha partive politike shqiptare, OJQ-ve vendase dhe intelektualëve të pavarur, ku ndër të tjera ftohen të gjitha subjektet politike shqiptare,që të përkrahin këtë projekt,”duke qenë të vetëdishëm, se përfshirja e Malësisë në ligjin e ri, është një sfidë e cila kërkon përkushtim, angazhim dhe unitet, grupi i punës nga diaspora për Komunën e Plotë të Malësisë, u bën apel dhe propozon, që përmes një procedure të përshpejtuar dhe me një veprim të koordinuar në mes të udhëheqësve të Komunës Urbane të Tuzit, drejtuesëve të partive politike shqiptare, deputetëve tonë, Këshillit Nacional Shqiptar, OJQ-ve, si dhe çdo individi apo personaliteti me ndikim në Malësi të organizojnë një takim, nga i cili do të caktohet grupi koordinues dhe punues për realizimin e projektit në fjalë”,thuhet në letrën e nënshkruar nga Gjergj Ivezaj, Kryetar i grupit në diasporë për Komunën e plotë të Malësisë.
Eleborati është hartuar nga ekspertët e lëmivë të ndryshme të “Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtjën e Pakicave Kombëtare” të “Lëvizjës Atdheu na Bashkon”me të cilin argumentohet se, Malësia/Tuzi si Komunë e plotë jo vetëm se ekonomikisht mund të qëndrojë në mënyrë të barabartë me komuna të tjera, por do të renditet në komunat më të pasura në Mal të Zi.


M. Gjokaj
Koha Javore