Diskriminimi i Ulqinit

September 24, 2009   | Reportazh / Reportaža

velika-plaza_ulcinj_morsko dobroStandarde të dyfishta në Malin e Zi “europian”
Shembulli më ilustrativ i zbatimit të standardeve të dyfishta është gjithësesi e ashtuquajtura Ndërmarrja Publike për Qeverisjen e të Mirave Detare. Mbase kjo më së miri mund të shihet nga rasti që vijon. Një ulqinak e ka shtëpinë në kufirin e komunave kadastrore Ulqin dhe Tivar. Pjesa e shtëpisë në territorin e Komunës së Ulqinit ndodhet në zonën e të ashtuquajturave Të Mira Detare, kurse pjesa tjetër që i takon Tivarit nuk është?! Si mund të ndodhë kjo në një shtet dhe si ta quajmë këtë veçse diskriminim!
Madje 56.3% e territorit të përgjithshëm të cilin e qeveris ky institucion masonik ndodhet në këtë komunë. Nëse është kështu, mbase do të ishte e radhës që selia e saj të transferohet në Ulqin. Por, kjo as që u shkon ndërmend, sikundër që as nuk e dimë se sa para nëpërmjet kësaj firme janë derdhur në trezorin e shtetit gjatë 17 viteve të shkuara. Nëse supozohet se kjo shumë në shkallë vjetore arrin minimum një gjysmë milioni euro, atëherë me një llogaritje të thjeshtë mund të arrihet deri te shifra prej 8.5 milionë euro. Investimet nuk kanë kapur as të dhjetën pjesë të kësaj shifre, që ishte detyrim ligjor.
“Kur asohere u shitën Tërsteno në Kotorr, Maleviku në Tivar apo Zavala në Budva, këto para shkuan në kasafortat e komunave. Nëse shitet çfarëdo sendi në Ulqin, paratë i shkojnë Qeverisë së Malit të Zi. Pra, paratë nuk mbesin në këtë qytet për t’u shfrytëzuar për ndërtimin e infrastrukturës”, pohon avokati Mustafë Çapuni.
Ai pohon se në Ulqin më shumë shpenzohet kur mbahen fushatat parazgjedhore, sesa që investohet në zhvillim.
Dhe vërtetë: derisa ulqinakëve u janë dhënë thasë me premtime, flamujt (kombëtarë) për t’i valëvitur dhe “Shtëpia e kulturës” që atje të luajnë e të këndojnë, paratë dhe pushteti gjatë gjithë këtyre viteve kanë shkuar në Podgoricë dhe Budva.
Shembulli më ilustrativ i zbatimit të standardeve të dyfishta është gjithësesi e ashtuquajtura Ndërmarrja Publike për Qeverisjen e të Mirave Detare. Mbase kjo më së miri mund të shihet nga rasti që vijon. Një ulqinak e ka shtëpinë në kufirin e komunave kadastrore Ulqin dhe Tivar. Pjesa e shtëpisë në territorin e Komunës së Ulqinit ndodhet në zonën e të ashtuquajturave Të Mira Detare, kurse pjesa tjetër që i takon Tivarit nuk është?! Si mund të ndodhë kjo në një shtet dhe si ta quajmë këtë veçse diskriminim!
Madje 56.3% e territorit të përgjithshëm të cilin e qeveris ky institucion masonik ndodhet në këtë komunë. Nëse është kështu, mbase do të ishte e radhës që selia e saj të transferohet në Ulqin. Por, kjo as që u shkon ndërmend, sikundër që as nuk e dimë se sa para nëpërmjet kësaj firme janë derdhur në trezorin e shtetit gjatë 17 viteve të shkuara. Nëse supozohet se kjo shumë në shkallë vjetore arrin minimum një gjysmë milioni euro, atëherë me një llogaritje të thjeshtë mund të arrihet deri te shifra prej 8.5 milionë euro. Investimet nuk kanë kapur as të dhjetën pjesë të kësaj shifre, që ishte detyrim ligjor.
Ja edhe një shembull eklatant dhe tragjik i diskriminimit, e ky është shkatërrimi i Ndërmarrjes Hoteliere Turistike “Riviera e Ulqinit”.
Kjo firmë ndërtoi Ulqinin modern. Ajo ka qenë lokomotivë e zhvillimit dhe në të punonte numri më i madh i njerëzve.
Dhe pikërisht ajo në fillim të vitit 2004 u hodh në falementim për shkak të borxhit prej vetëm 230 mijë eurosh ndaj “Elektroekonomisë” së shtetit!
Kjo nuk ndodhi as me NHT “Budvanska Riviera” as me NHT “Boka”, të cilat kanë pasur borxhe të mëdha ndaj kompanive shtetërore.
Derisa zgjati falementimi, e ky në thelb ka qenë falementim për Komunën e Ulqinit, u shitën pa hesap shumica e hoteleve të “Rivierës së Ulqinit”. Sot me ankth dhe dhembje në zemër i shqiptojmë emrat e tyre duke shpresuar se do të presim ditën kur ato të vihen përsëri në funksion. Gjithësesi, më së vështiri e kanë ish-punëtorët e këtij gjiganti të dikurshëm. Disa prej tyre janë në pension, disa ikën pa krye në botën e jashtme, disa u detyruan që në moshë të thyer të ndërrojnë punë, e vetëm një e pesta e tyre punojnë edhe tutje në këtë ndërmarrje e cila numëron muajt dhe ditët e veta të fundit.
Kjo nuk ka qenë vështirë të parashikohet, sepse falementimi ka qenë zgjidhja më e keqe e mundshme dhe zgjati pa nevojë plot katër vite.
Dhe nuk mjaftoi që paratë nga shitja e këtyre objekteve shkuan në Podgoricë, por në vitin 2007 aksionarëve iu nda edhe dividenta prej pesë milionë e 800 mijë euro, prej të cilave shumicën e përbëjnë fondet e shtetit. Pikërisht me këtë sasi të parave është shitur hoteli “Galeb”, simbol i industrisë turistike të Ulqinit.
Mirëpo, duket se as kjo nuk mjaftoi. Tani janë në tender mbetjet e mbetjeve të “Rivierës së Ulqinit”. Synohet të shiten 61% të aksioneve, me çka kjo ndërmarrje përfundimisht do të zhduket si subjekt ekonomik. Dhe, në vend që, siç është vepruar me “Elektroekonominë”, të provohet të gjendet partneri strategjik, i cili në procesin e rikapitalizimit do të siguronte rikonstruksionin e objekteve ekzistuese dhe ndërtimin e objekteve të reja, zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve, përsëri nëpërmjet kësaj firme tentohet të mbushen fondet e zbrazëta të shtetit. Pra, përsëri po punohet pikërisht ashtu si nuk duhet! Nuk mund të besoj që këtë gjë nuk e dinë dhe nuk e kuptojnë profesorët e Universitetit, ekspertët dhe politikanët që rrinë në Qeveri dhe në Këshillin për Privatizim.
Përse një qëndrim i tillë nënçmues dhe diskriminues ndaj ndërmarrjeve kyçe dhe resurseve të Ulqinit dhe ndaj qytetarëve të tij? Kjo nuk është në interesin e askujt, kjo nuk mund të jetë gjë e mirë dhe kjo nuk çon askund.
Është koha që përfundimisht të ndërpritet një politikë e tillë dritëshkurtër dhe e dëmshme. Sa për fillim, duhet të anulohen tenderët që po shpallen pa pëlqimin e vetëqeverisjes lokale dhe të cilët nuk marrin parasysh nevojat dhe interesat e tyre. Në këtë mënyrë do të rikthehet sadopak besimi i humbur dhe do të ushqehen shpresat për një fillim të ri. Në të njëjtën kohë, në Kuvendin e Komunës, në tribuna dhe në tryezat e rrumbullakëta duhet të hapet urgjentisht debati i gjerë rreth çështjeve esenciale të zhvillimit dhe ardhmërisë së këtij qyteti.
Heshtja dhe shmangia e marrjes së përgjegjësisë janë zgjidhjet më të këqia. Më të këqija se falementimi!

Mustafa Canka
Koha Javore

YouTube Preview Image

1