Afërdita Dreshaj dhe Shpati Kasapi kaluan pushimet në Turqi

September 26, 2009   | Lajmet / Vijesti

Shpati Kasapi _Afërdita DreshajShpati Kasapi dhe Afërdita Dreshaj kalojnë ditë të bukura pushimi në plazhet e shtrenjta të bregdetit turk. Ata të dy sapo janë kthyer nga Anlatia dhe menjëherë janë përveshur punës rreth planeve të cilat i presin deri në fund të vitit 2009. Ata nuk ndahen për asnjë çast nga njëri-tjetri dhe janë çifti më i bukur i momentit. Derisa Shpati realizoi një bashkëpunim të suksesshëm me V-Ton, këngë kjo e titulluar “Ti je ajo”, që ende qarkullon nëpër ekranet televizive, në anën tjetër edhe e fejuara e tij modelja e njohur Afërdita Dreshaj, është duke ecur mirë në karrierën e saj si këngëtare.
“Të pozosh në kopertina revistash është shumë e lehtë, por t’i gjendesh të fejuarës në momente kur ajo ka nevojë është e vështirë”, ka thënë Shpati. Pasi publikoi dy këngë me videoklipe, Afërdita është duke përgatitur për një surprizë të radhës. Kësaj radhe si duket Shpati fillon t’i jap hapësirë në estradë bukuroshes së tij. Afërdita është njëra ndër pjesëmarrëset e edicionit të festivalit “Kënga Magjike 2009”. Pritet që ajo të kalojë edhe në finale me këngën e saj konkurruese.

Blerand Rexhepi

YouTube Preview Image

6