Njëvjetori i vdekjes së Fiqri Hasanagës

September 28, 2009   | Lajmet / Vijesti

Fiqri - Fiqo - Hasanaga.jpg_0Vlerësimi i vonuar
Tani që s’e kemi më Fiqon, meditojmë me krijimet e tij muzikore, me mendimet e çmuara që aq shumë u lodhë për t’i nxjerrë në dritë. Ai iku e prishi punë, me punën e tij përfundoi librin -Valët e Ulqinit, dhe një tjetër e la në kompjuter. Ndaj, ndarja fizike e Fiqos nuk e zbeh ëndrrën e tij. Derisa ëndrra e tij është gjallë, gjallë është edhe Fiqoja.A mund të përcillet në pakthim pa një therje në zemër një mik i tillë.
Tash e një vit më parë, në moshën 55 vjeçare hyri në dhe në qytetin e lindjes, në Ulqin, Fiqri-Fiqo Hasanaga, njëri nga personalitetet më të jashtëzakonshëm që kam pasur nderin ta njoh qysh në bankat e shkollës së mesme të muzikës në Prishtinë.
Por është rasti të kujtoj me nderimin më të thellë ç’ka bërë ai për vendin e tij të lindjes, veçanërisht në fushën e muzikës. Pata arritur të hyjë në rrethin e tij në saje të njohjes me te në Prishtinë por edhe si koençidencë sepse profesorët e tij në shkollën e mesme të muzikës ishin të njohur të mi, e ata mbanin për të një simpati të veçantë si djalë ulqinak po edhe si mjeshtër i instrumentave muzikore- siç thonin ata në ato vite.Shumë shpejt do të fillonte të njihej me pasionin e tij, për muzikën, për kompozimet që ai bënte gjithmonë i konsultuar me profesorët e tij Rexhep Munishi, Tomorr Berisha e Sami Piraj
Sot shënohet përmes valëve të Radio Ulqinit ky përvjetor i vdekjes së gjeniut të muzikës, që jetonte me të, ku bashkëpunëtorët e njihnin si këshilltar e themelues të Grupit të Burrave e që në vitet e fundit të jetës së tij ka ditur të jetë edhe krijues.Në këtë përvjetor të dhembjes ky mbetet një moment i vështirë për familjen, kolektivin ku punoi por edhe për brezat që përgatiti e edukoi në fushën e muzikës.
Dimensioni publik u pa qartë vetëm pas ikjes së tij, ku nuk dëgjohet më mandolina, nuk dëgjohet grupi i burrave i prirë prej tij, ndaj nuk është lehtë të mbushet boshllëku i krijuar me mungesën e Fiqos, energjinë dhe dimensionet që ai kishte për muzikën, ëndrra vazhdon dhe një vit pas ikjes, të gjithë e ndijmë, e shohim dhe e ndjejmë se kjo është e vërtetë. Kjo tregon edhe një meritë tjetër të Fiqos. Ai ishte i aftë të mbante me ne ëndrrën dhe pasionin e tij për muzikën
Gjithnjë kam dashur ta takoja, të pija me te kafenë e mëngjesit, por edhe t’i thosha disa fjalë, t’i shprehja admirimin tim si koleg, si njeri i thjeshtë. Në ndeja kur bisedoja me te fitoja përshtypjen e një njeriu të thjeshtë, të çlirët, të drejtpërdrejtë dhe në pak minuta sikur e njihja prej kohësh.Gjithmonë përsëriste se është i lirë për të krijuar, asnjëherë i angazhuar për punë fikse, duke vazhduar punën e tij për disa të tjerë sidomos të rinjë. Çdo mëngjes kam pasur fatin të jem përball me te, vazhdoja biseda të sinqerta për jetën në përgjithësi, për artin e kulturën në veçanti, por atë ditë të 23 shtatorit, mëngjesi na shtangu të gjithëve në kolektvin tonë me lajmin se Fiqoja ka vdekur.
Fiqoja që unë njoha ishte një lider i lindur i këtij qyteti për muzikë, një njeri që dinte të ishte vetëm i pari edhe kur duhej të prezentonte krijimtarinë popullore ulqinake në shumë festivale në të gjitha trojet shqiptare edhe kur organizonte festivale për fëmijë në qytetin e lindjes. Ishte njeri i dashur me punën, i dashur me atë që krijonte. Kështu edhe bashkëpunëtorët e tij i bënte të dashuronin krijesën e tyre.Ishte një shpirt krenar, një vrapues i pandalur.
Tani sa më shumë kohë kalon aq më shumë ndihet mungesa e Fiqos. Gjithë sa e njohëm ndijmë se iku qetësia, kuraja për t’u përballur me sfidat e jetës duke ngjallur optimizëm me punë e vetëm me punë e korrektësi, por që vdekja e papritur mposhti dhe i preu të gjitha planet.E pangushllueshme ikja e tij, pa pritur dhe pa kujtuar, para kohe. Iku dhe la një boshllëk të pambushur për familjen, shokët që i kërkonin ndonjë mendim për punën e pambaruar. Emri i tij është atje ku janë nxënësit më të mirë të muzikës. Një jetë jetoi në mes nxënësve të tij ulqinak që e donin aq shumë, më i përkushtuari në gjetjen e këngëve dhe teksteve të muzikës popullore si dhe të asaj për fëmijë.
Domethënës vlerësimi i vonuar por i meritur i punës së tij disavjeçare në arsim e Radio Ulqin. Tani që s’e kemi më Fiqon, meditojmë me krijimet e tij muzikore, me mendimet e çmuara që aq shumë u lodhë për t’i nxjerrë në dritë. Ai iku e prishi punë, me punën e tij përfundoi librin -Valët e Ulqinit, dhe një tjetër e la në kompjuter. Ndaj, ndarja fizike e Fiqos nuk e zbeh ëndrrën e tij. Derisa ëndrra e tij është gjallë, gjallë është edhe Fiqoja.A mund të përcillet në pakthim pa një therje në zemër një mik i tillë.

Shaban Peraj
Koha Javore

YouTube Preview Image
2