Ulqini i lënë pas dore;Vazhdim i praktikës së vjetër

September 28, 2009   | Reportazh / Reportaža

Tender_NHT-_Riviera-e-UlqinitMu për këtë arsye nuk duhet të çuditemi përse Ulqini është i vetmi qytet në Bregdet ku është në rënie numri i banorëve, respektivisht që në të sot jetojnë gjashtë mijë vetë më pak sesa para 18 vitesh, kurse në gishtat e një dore mund të numërohen investitorët e mirëfilltë!?
“Na anashkalojnë sikur të kishim kolerën”, u ankua para do kohe para publikut një funksionar i lartë partiak. Sido që të jetë, Ulqinit askush nuk duhet t’i falë asgjë, Zoti i madhërishëm ka qenë mjaft dorëdhënë, vetëm që, përmes tatimeve, kontributeve, policive, inspeksioneve, të mirave detare dhe institucioneve të tjera shtetërore dhe parashtetërore të mos i merren më pothuajse tri të katërtat e të ardhurave që realizohen këtu. Përndryshe, edhe normat e Kartës Europiane mbi vetëqeverisjen lokale parashikojnë që raporti do të duhej të ishte i anasjelltë.
Të gjithë ulqinakët pajtohen se ky qytet, duke marrë parasysh potencialet e shumta dhe vendin që do të mund dhe do të duhej ta kishte në zhvillimin e turizmit dhe të bujqësisë pa të drejtë është lënë pas dore tashmë njëzet vite nga ana e autoriteteve malazeze. Në Projektpalnin Hapësinor të Malit të Zi kësaj komune i është dhënë rëndësi lokale (!?), e vetëm pas presionit të zyrtarëve lokalë dhe të opinionit publik është parashikuar që të ketë njëfarë rëndësie “të qendrës rajonale pranë Komunës së Tivarit”, me çka Ulqini, sikurse para Luftës së Dytë Botërore, përsëri ra nën “qarkun e Tivarit”. E kjo në thelb do të thotë se të gjitha vendimet e rëndësishme për të ardhmen e këtij qyteti do të merren jashtë Ulqinit. Marrëdhëniet mbi rentimin afatgjatë të Plazhit të Madh apo të Adës, pastaj fati i trishtë i ndërmarrjeve dhe hoteleve të plaçkitura, si dhe i Gjirit të Valdanosit për të cilin, më mirë të themi, është kujdesur më mirë Ushtria Jugosllave apo APJ, sesa Qeveria e Malit të Zi, dëshmon fuqishëm për këtë fakt të mjerueshëm.
Faktet historike gjithashtu dëshmojnë se nga viti 1880, respektivisht prej atëherë kur Ulqini i takoi Malit të Zi e deri në vitin 1934, në këtë qytet praktikisht nuk pati kurrëfarë aktivitetesh investuese të shtetit të ri, gjë e cila, siç shkurante historiani Vaso Radoviq, solli deri në stagnimin e Ulqinit në aspektin ekonomik dhe çfarëdo aspekti tjetër. Trendi i stagnimit ekonomik dhe shoqëror vazhdoi edhe në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, më vonë Mbretërinë e Jugosllavisë.
Kjo mund të shihet në bazë të lëvizjes së numrit të banorëve. Kësisoji, Radoviq thekson se në vitin 1880 Ulqini kishte një mijë shtëpi dhe katër mijë banorë dhe përnga madhësia ishte qyteti i dytë në Malin e Zi, menjëherë pas Podgoricës. Pesëdhjetë vite më vonë Ulqini kishte 840 shtëpi dhe 3704 banorë, që do të thotë se qëndronte mjaft pas Podgoricës, kurse e tejkaluan edhe Nikshiqi, Herceg-Novi, Cetina dhe Plava. Vetëm një investim i madh, ndërtimi i Kripores, si dhe i dy hoteleve nga mesi i viteve të tridhjeta të shekullit XX i dhanë një hov të fuqishëm zhvillimit të qytetit.
Por, ngecja vazhdoi përsëri edhe në shtetin e ri komunist, për të filluar rimëkëmbja ekonomike vetëm 25 vite pas luftës.
Kjo “periudhë e artë” në historinë e re të qytetit zgjati vetëm njëzet vite, për t’u vazhduar në fillim të viteve të njëzeta politika nga mbarimi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX.
Mu për këtë arsye nuk duhet të çuditemi përse Ulqini është i vetmi qytet në Bregdet ku është në rënie numri i banorëve, respektivisht që në të sot jetojnë gjashtë mijë vetë më pak sesa para 18 vitesh, kurse në gishtat e një dore mund të numërohen investitorët e mirëfilltë!?
“Na anashkalojnë sikur të kishim kolerën”, u ankua para do kohe para publikut një funksionar i lartë partiak. Sido që të jetë, Ulqinit askush nuk duhet t’i falë asgjë, Zoti i madhërishëm ka qenë mjaft dorëdhënë, vetëm që, përmes tatimeve, kontributeve, policive, inspeksioneve, të mirave detare dhe institucioneve të tjera shtetërore dhe parashtetërore të mos i merren më pothuajse tri të katërtat e të ardhurave që realizohen këtu. Përndryshe, edhe normat e Kartës Europiane mbi vetëqeverisjen lokale parashikojnë që raporti do të duhej të ishte i anasjelltë.
Duket se një gjë e tillë më në fund u kuptua në Bruksel, madje edhe në Tiranë, por ende jo në Prishtinë, derisa Podgorica zyrtare tenton të vazhdojë me praktikën dhe politikën e vjetër. Në dëm të vetin dhe në dëmin e të gjithë neve.

Mustafa Canka
Koha Javore

YouTube Preview Image

1