Konferencë për shtyp e Forcës

September 29, 2009   | Politika

nazif-cungu
Dita e Turizmit

I nderuari Ministër i turizmit Neneziq,

Me rastin e ditës botërore të turizmit nuk jeni drejtuar qytetarëve të Ulqinit që ti tregoni se çka është duke ndodhur në Ulqin dhe përse e ka merituar populli i Ulqinit këtë denim.

Para 20 vitesh, Z-Neneziq, pra në vitin 1989,Ulqini ka pasur mbi 1.700.000 fjetje të regjistruara kurse tash pas 20 vitesh 1 milion fjetje ma pak. Pjesëmarrja e Ulqinit në qarkullimin turistik, në nivel të Malit të Zi ishte rreth 19%, kurse tash që ju jeni Ministër, kjo pjesëmarrje ashtë nën 9%.

Sigurisht ju nuk e ndieni veten fajtor për këtë rënie drastike.

Hoteli ”Jadran” nuk ekziston , hoteli “Galeb”, simbol i turizmit të Malit të Zi i shkatërruar pa asnjë shpjegim, hoteli “Mediteran” pret planet urbanistike, hoteli “ Albatros” është duke pritur ndonjë blerës të majmë, hoteli “Otrant” i privatizuar prej taksistit rus partner strategjik, hoteli “Grand Lido” dhe “Lido bungalow” presin ditë më të mira, “Riviera e Ulqinit” është në pritje të ndonjë blerësi strategjik.

Z- Ministër Neneziq, si e shpjegoni se në Ulqin janë të regjistruar vetë 2 hotele mbi 3 yje kurse në Budve 86 hotele?

A e dini sa dhe çfarë kapacitetesh turistike ka Ulqini? Ne nuk mundemi të vijmë deri tek ato të dhëna.

Prej vitit 2004 është në fuqi Ligji për Organizata Turistike.

Ju e dini mirë se vetëm komuna e Ulqinit nuk e ka themelua Organizatën Turistike për arsye se miku i juaj, kryetari energjik dhe strategjik, akoma nuk ka vendos kush të emërohet për drejtor: përfaqësuesi i UDSh-ës, SDP-esë, DPS-it apo PDP-esë.

Sigurisht se posti i drejtorit të Organizatës Turistike do ti takojë njërit nga ekspertët e PDP-së se edhe në praksë janë vërtetuar në udhëheqjen e të gjitha ndërmarrjeve publike.

I nderuari Ministër Neneziq,

Në vend që të paguhet taks-banimi dhe taksa turistike në baza ligjore,e para plaçkitet kurse e dyta nuk paguhet fare, se nëpunësit nuk kanë kohë të vrapojnë pas vikendashave kurse banorët e Ulqinit janë të but dhe nuk kanë ku për të shkuar. Ato taksa paguhen në mënyrë selektive.

Planet strategjike zhvillimore sigurisht do të realizohen në periudhën e ardhëshme pasi që ky mandat ashtë shumë i shkurtër dhe zotërit nuk kanë patur kohë as për të bërë evidencën e pronës e jo të fillojnë realizimin e projekteve.

Revizioni shtetërorë para shumë kohësh ia ka dorëzuar Raportin për gjendjen në Komunën e Ulqinit agjencisë për korupcion dhe krim të organizuar. Çka duket inspektori ka bërë gabim në raport ose ka gabuar adresën.

Z-Ministër Neneziq, ndoshta pas kësaj letre të hapur do të merrni masa për të bërë diçka, se viti i ardhshëm është viti i zgjedhjeve lokale dhe këtij popull duhet tregohen arsyet e kësaj gjendje, apo do ta ndizni motorin, si zakonisht, 2 muaj para zgjedhjeve se ashtu i keni efektet më të mira.

Shpresojmë që edhe Ulqini një ditë do të festoi ditën botërore të turizmit.

Ju faleminderit

Nazif Cungu

YouTube Preview Image

2